BE-ja ka miratuar një ligj historik për të mbrojtur natyrën, duke i dhënë fund një bllokimi prej muajsh. Sipas këtij ligji, 20% e tokës dhe detit brenda bllokut do të restaurohet deri në fund të dekadës, shkruan “ATSH”.
Foto:VCG
Qëkur u propozua, ligji është përballur me diskutime dhe skepticizëm të madh nga shumë vende anëtare brenda bllokut. Ky ligj ishte pjesa më e diskutueshme e marrëveshjes së gjelbër.
Pro votuan 20 vende, 6 ishin kundër, ndërsa Belgjika abstenoi.
Vendet që ishin kundër e kritikuan miratimin e ligjit, pasi sipas tyre vendos kosto shtesë administrative dhe financiare mbi shtetet.
Ligji detyron shtetet anëtare që të marrin masa dhe të kontribuojnë në mbjelljen e të paktën 3 miliardë pemëve të reja.
Eurodeputeti spanjoll i qendrës së majtë, Cesar Luena, që udhëhoqi negociatat e Parlamentit Europian, e cilësoi pozitive miratimin e ligjit.
Ndërsa aktivistët e cilësuan votimin si një fitore historike për natyrën e Europës, duke kritikuar sulmet e vazhdueshme që e hodhën poshtë atë dhe shkaktuan vonesa në miratimin e tij. (Irma)