CMG: Si të ruhet tendenca pozitive e zhvillimit të marrëdhënieve Kinë-Australi?
2024-06-19 17:23:14

Nënshkrimi i disa memorandumesh bashkëpunimi për dialogun strategjik ekonomik, zbatimi i marrëveshjes së tregtisë së lirë, mbrojtja e pandave, përfshirja e Australisë në listën e heqjes së njëanshme të vizave. Këto janë vetëm disa nga rezultatet e arritura gjatë vizitës së kryeministrit kinez Li Qiang në Australi, nga data 15 deri më 18 qershor. 

Kryeministri kinez Li Qiang(i katërti nga e majta) me homologun australian Anthony Albanese(i katërti nga e djathta) takohet me liderë të qarqeve të biznesit, 18 qreshor 2024, Kanbera, Australi(Foto: Faqje elektronike e qeverisë kineze)

Përveç këtyre, palët publikuan "Deklaratën e Përbashkët të Rezultateve të Takimit Vjetor midis Kryeministrave të Kinës dhe Australisë", ku ata angazhohen për bashkëpunim në fushën ekonomike, tregtare, njerëzore e kulturore. Lidhur me këtë, kryeministri australian Albanese tha se vizita ishte një "hap shumë i rëndësishëm" në stabilizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Ky vit shënon 10 vjetorin e krijimit të partneritetit të gjithanshëm strategjik Kinë-Australi. Përgjatë dekadës së kaluar, marrëdhëniet dypalëshe përjetuan disa ulje ngritje. Gjatë mandateve të dy qeverive të mëparshme, Australia ndoqi nga pas Shtetet e Bashkuara kundër Kinës për çështje si ndërtimi i rrjetit 5G, Xinjiangu dhe Deti i Kinës Jugore, duke bërë që marrëdhëniet dypalëshe të arrinin në pikën më të ulët. Pas ardhjes në pushtet të qeverisë laburiste në maj 2022, Australia rregulloi politikën për Kinën, ndaj marrëdhëniet mes palëve filluan të përmirësoheshin. 

Në nëntor 2022 dhe nëntor 2023, presidenti kinez Xi Jinping u takua me kryeministrin Albanese, përkatësisht në Bali të Indonezisë dhe në Pekin, ku u arritën konsensuse të rëndësishme për stabilizimin dhe përmirësimin e qëndrueshëm të marrëdhënieve midis dy vendeve. Pikërisht në këtë sfond, vizita aktuale e kreut të qeverisë kineze vijoi këtë tendencë pozitive të marrëdhënieve dypalëshe. 

Foto:VCG

Pavijoni i mishit viçi australian në edicioni e parë të Ekspozitës Ndërkombëtare të Importit të Kinës, Shangai(Foto:VCG)

Pas një nisjeje të re, si mund të ruhet kjo prirje? Lidhur me këtë pyetje, në një koment të Grupit Mediatik të Kinës jepen përgjigje si, "me respekt të ndërsjelltë, kërkim të pikave të përbashkëta duke shmangur diferencat, si edhe bashkëpunim me përfitime reciproke".

Sipas komentit, çelësi i marrëdhënieve ndërkombëtare është respektimi i realiteteve kombëtare dhe interesave thelbësore të njëri-tjetrit. Në takimin vjetor mes kryeministrave, pala australiane deklaroi se i përmbahet politikës së “një Kine” dhe nuk mbështet "pavarësinë e Tajvanit" . Ajo nuk do të lejojë që dallimet të mbizotërojnë marrëdhëniet dypalëshe. Gjithashtu dhe do të nxisë përmirësimin dhe zhvillimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve me Kinën. Nëse këto deklarata zbatohen vërtet, ato do të vendosin themele të shëndetshme për besimin reciprok midis Kinës dhe Australisë.  

Ekonomia kineze dhe australiane janë me ngjyra përplotësuese, ndaj natyrshëm janë partnerë. Kina ka ruajtur vendin e parë tregtar në tregun e eksportit, duke qenë për 15 vite radhazi burimi më i madh i importit të Australisë. 

Vitin e kaluar, vëllimi tregtar Kinë-Australi arriti në 229.2 miliardë dollarë amerikanë. Gati 80% e suficitit tregtar të Australisë erdhi nga tregtia me Kinën. Në marsin e këtij viti, Kina ndërpreu vendosjen e tarifave anti-dumping dhe subvencioneve ndaj verave të importuara nga Australia. Vetëm në prill, Australia eksportoi afro 86 milionë dollarë australianë ndaj Kinës, shifër kjo që tejkaloi nivelin e tre viteve të shkuara.

Kësaj radhe, palët nënshkruan një memorandum mirëkuptimi për të nxitur më tej zbatimin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë Kinë-Australi, fokusi i bashkëpunimit ekonomiko- tregtar dypalësh. Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kinë-Australi, është marrëveshja e parë e tregtisë së lirë e nivelit të lartë, e nënshkruar midis Kinës dhe vendeve kryesore të zhvilluara Perëndimore. Ajo hyri në fuqi në dhjetor 2015. Në një kohë kur proteksionizmi i tregtisë globale është në rritje, Kina dhe Australia nënshkruan këtë memorandum, duke demonstruar vendosmërinë dhe përpjekjet e tyre për të promovuar ndërtimin e një ekonomie të hapur botërore.

Foto:VCG

Verat australiane në një supermarket, Pekin(Foto:VCG)

Përveç kësaj, Kina shprehu gadishmërinë për të zgjeruar në mënyrë aktive bashkëpunimin me Australinë për automjetet e energjisë re, prodhimin e energjisë të përtëritshme dhe fusha të tjera, të cilat do t'i japin një shtysë të re marrëdhënieve dypalëshe. Siç theksoi edhe Këshilli i Biznesit Australi-Kinë, pa Kinën, banorët australianë do të paguanin 4.2% më shumë për mallrat e konsumit. Kjo vërteton edhe një herë se tipari thelbësor i marrëdhënieve Kinë-Australi është përfitimi i ndërsjelltë. Zhvillimi i Kinës dhe Australisë duhet parë si një mundësi, jo si një sfidë ndaj njëra-tjetrës.

Kryeministri australian Albanese u shpreh në një artikull se standardet e vërteta për të gjykuar kompetencën e politikave të jashtme, qëndrojnë në aftësinë për të trajtuar në mënyrë efektive mosmarrëveshjet, jo në aftësinë për të krijuar kundërvënie. 

“A do të vazhdojë Australia të ndjekë verbërisht kërkesat e Shteteve të Bashkuara, apo do të ecë me Kinën me logjikë dhe arsye, duke kundërshtuar kampizmin në Azi-Paqësor? Besohet se qarqet politike australiane e kanë gjetur përgjigjen e tyre”, përfundon komenti i CMG-së. (Zhang Yan/Elona)