Udhëheqësit e BE-së diskutojnë për postet kryesore të bllokut
2024-06-18 16:00:51

Lideret e BE-se (Foto Atsh)

Udhëheqësit e BE-së u takuan të hënën në një samit të posaçëm në Bruksel për të diskutuar mbi postet kryesore të Unionit, shkruan “ATSH”.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, një kristiandemokrate e qendrës së djathtë gjermane, po kërkon mbështetje për një mandat të dytë në detyrë.

Grupi i saj në Parlamentin Europian, Partia Popullore Europiane (EPP), shënoi një fitore të qartë në zgjedhjet e këtij muaji për legjislaturën, duke forcuar shanset e saj për një mandat tjetër 5-vjeçar.

Por, ajo do të ketë ende nevojë për mbështetjen e disa grupeve të tjera politike në PE, si dhe mbështetjen e shumicës së liderëve kombëtarë të BE-së.

Në takim u diskutua edhe posti i presidentit të ardhshëm të Këshillit të Europës dhe posti i përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Punët e Jashtme.

Ish-kryeministri portugez, Antonio Costa, shihet si një kandidat i mundshëm për të zëvendësuar Charles Michel në krye të Këshillit të Europës, ndërsa kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas, konsiderohet si kryediplomatja e ardhshme europiane, në vend të Josep Borrell. (Fatosi)