Tensionet tregtare midis Bashkimit Europian dhe Kinës janë rritur kohët e fundit veçanërisht në lidhje me makinat elektrike. Kjo nënkupton hetimin e Bashkimi Europian lidhur me pretendimin e përfitimit të subvencioneve nga prodhuesit e makinave elektrike nga qeveria kineze. Nisur nga ky pretendim Bashkimi Evropian njoftoi vendosjen tarifave më të larta për makinat elektrike kineze duke filluar nga korriku i këtij viti. Bashkimi Europian do të vendosë një tarifë 38.1% për prodhuesit e makinave elektrike të cilët nuk bashkëpunuan me hetimin e saj dhe një tarifë më të ulët prej 21% për prodhuesit e makinave në vendet aziatike që janë pajtuar me kryerjen e hetimit. Këto tarifa vendosen mbi atë të 10% që është aktualisht për të gjitha makinat elektrike të importuara. Shtetet e Bashkuara janë të lidhura ngushtë me Bashkimin Europian për këtë çështje. Shtetet e Bashkuara i rritën tarifat për një sërë produktesh përfshirë dhe makinat elektrike të importuara nga Kina në muajin Maj te ketij viti. Tarifat për makinat elektrike të importuara në mënyrë specifike u vendosen të katërfishohen nga 25% në 100%.
Vëzhguesit vlerësojnë se vendimi i Komisionit Europian ka ardhur pavarësisht kundërshtimit të konsiderueshëm të disa nga vendet anëtare të Bashkimit Europian si Gjermania, Suedia dhe Hungaria. Dhe se gjithashtu në mospërfillje të thirrjeve të përsëritura të Kinës për të zgjidhur çështjen përmes dialogut dhe konsultimeve. Tarifat e larta të vendosura heqin një opsion për konsumatorët e Bashkimit Europian duke mos ofruar asnjë avantazh konkurrues për industritë e tyre të makinave elektrike. Franca ishte ndër avokatët për tarifa më të larta, duke argumentuar se Evropa duhet të mbrohet kundër praktikave të subvencionimit të prodhimeve kineze. Gjermania ka qenë më kritike ndaj këtij vendimi i cili mund të nxisë një luftë të gjerë tregtare. Drejtuesit gjermanë të automjeteve gjykojnë se ka rreziqe për prodhuesit evropianë të makinave në rast se Kina do të hakmerret. Këto masa mund të kërcënojnë industrinë evropiane të automjeteve elektrike dhe të largojnë prodhuesit europian të makinave me bazë në Kine.
Punëtorët në linjën e prodhimit të një fabrike në Ningbo, Provinca Zhejiang, Kinë, 22 janar 2024/CFP
Kina ka mohuar çdo lloj hakmarrje. Ministria e Tregtisë e Kinës (MOFCOM) i ka kërkuar Bashkimit Europian të korrigjojë menjëherë praktikat e saj të gabuara dhe të adresojë siç duhet fërkimet ekonomike dhe tregtare përmes dialogut dhe konsultimit. Duke theksuar se Kina do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur me vendosmëri të drejtat dhe interesat legjitime të ndërmarrjeve kineze. Ministria e Tregtisë ka nënvizuar se pala evropiane injoron rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë, injoron gjithashtu kundërshtimet e përsëritura të forta të Kinës si dhe shpërfill qëndrimin kundërshtues të qeverive dhe industrive të disa vendeve anëtare të Bashkimit Europian.
Zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë së Kinës ka theksuar se gjetjet e pretenduara në vendimin e Bashkimin Europian nuk kanë bazë faktike dhe ligjore dhe se ky vendim i marre është një "akt proteksionist". Bashkimi Europian injoron faktin se cili është realisht avantazhi i Kinës në fushën e makinave elektrike dhe industrive të tjera të gjelbra. Ky avantazh vjen nga inovacioni, konkurrenca e tregut, plani urbanistik i plotë industrial dhe zbatimi i teknologjive bazë në këtë fushë. Ky vendim do te krijojë dhe përshkallëzojë fërkimet tregtare duke pretenduar "shkatërrimin e konkurrencës së ndershme" në emër të "ruajtjes së konkurrencës së ndershme". Kjo lëvizje nga BE-ja jo vetëm që dëmton të drejtat dhe interesat legjitime të Kinës të industrisë së makinave por gjithashtu do të ndikojë do të shtrembërojë zinxhirin e furnizimit global të industrisë së makinave.
Zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë së Kinës He Yadong
Kina kundërshton fuqimisht përdorimin e tarifave të rritura si një strategji për të penguar tregtinë globale të makinave elektrike. Kjo qasje pengon promovimin e mbrojtjes globale të mjedisit, reduktimin e emetimeve dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Më shumë se 40 kompani kineze që operojnë në të gjithë Evropën kanë shprehur shqetësimin e tyre rreth përshkallëzimit të proteksionizmit europian gjatë takimeve me zyrtarët e Ministrisë së Tregtisë të Kinës. Shumë departamente dhe organizata të qeverisë kineze kanë kundërshtuar vendimin e Komisionit Evropian për të vendosur tarifa për importet e makinave elektrike me bateri kineze duke kërkuar që të korrigjohet menjëherë ky vendim.
Rritja e tarifave nuk ndihmon as konsumatorët e Bashkimit Europian dhe as industritë e makinave europiane. Kina do të marrë masa të nevojshme dhe te vendosura për të mbrojtur interesat e saj të ligjshme. Cui Dongshu, sekretari i përgjithshëm i Shoqatës së Makinave të pasagjerëve të Kinës, ka theksuar ne Global Times se tarifat e vendosura për makinat kineze do të rrisin kostot për prodhuesit kinezë, por në asnjë mënyrë nuk do të ndryshojnë avantazhin konkurrues midis kompanive kineze dhe atyre të europiane, përderisa avantazhi i industrisë kineze të makinave elektrike qëndron në inovacionin teknologjik dhe menaxhimin e kostos.
Masa proteksioniste te Komisionit Europian mund të përshkallëzojë fërkimet tregtare midis Kinës dhe Bashkimit Europian duke ndikuar negativisht në marrëdhëniet ekonomike, tregtare dhe të biznesit midis dy ekonomive. Shoqata Kineze e Prodhuesve të Automobilave, ka reaguar duke thënë se vendimi i Komisionit Europian është krejtësisht i papranueshëm, duke kërkuar të shmanget dëmtimi dhe shtrembërimi i zinxhirit global të industrisë së makinave.
Automjetet e reja të energjisë do të nisen nga një port në provincën Jiangsu, Kinë, 24 janar 2024./CFP
Kancelari gjerman Olaf Scholz paralajmëroi kohët e fundit se "izolimi dhe barrierat e paligjshme doganore...në fund të fundit thjesht bëjnë gjithçka më të shtrenjtë dhe secilin më të varfër." Disa orë pas njoftimit të rritjes se tarifave prodhuesit gjermanë të automjeteve, duke përfshirë Volkswagen dhe Mercedes-Benz Group shprehën shqetësimet e tyre, duke nënvizuar se efektet negative të këtij vendimi “tejkalojnë çdo përfitim të mundshëm për industrinë evropiane dhe veçanërisht gjermane të makinave". Prodhuesit e makinave BMW theksuan se "ky vendim për tarifat shtesë të importit është rruga e gabuar, dhe se Komisioni i Bashkimit Evropian po dëmton kështu kompanitë evropiane dhe interesat evropiane.
Kancelari gjerman Olaf Scholz/CFP
Ministri i Tregtisë Wang Wentao në viziten e tij te fundit në një numër vendesh evropiane vuri në dukje se proteksionizmi nuk është një zgjidhje por një qorrsokak i rrezikshëm, duke bërë thirrje që të dy palët së bashku të adresojnë shqetësimet e njëra-tjetrës përmes dialogut dhe komunikimit.
Prof. Dr. Petraq Milo