Londra renditet ndër 10 vendet më të shtrenjta në botë
2024-06-18 18:08:53

CFP

Londra/CFP

Londra është renditur në listën e 10 vendeve më të shtrenjta për punonjësit e huaj, bëhet e ditur në një indeks global të botuar nga “Mercer”, shkruan “ATSH”.

Qyteti është ngjitur me nëntë vende nga viti i kaluar, duke u renditur i teti në listën e qyteteve me koston më të lartë të jetesës për vitin 2024.

Londra u ngjit më lart në listë për shkak të faktorëve që përfshijnë koston e përgjithshme të jetesës dhe çmimet e qirave.

Hong Kongu ruajti vendin e parë në renditjen e këtij viti, i ndjekur nga Singapori dhe qytetet zvicerane Zyrihu, Gjeneva dhe Bazeli.

Indeksi përfshin 226 vende në të gjithë botën. Ai mat koston krahasuese të më shumë se 200 artikujve në çdo vend, duke përfshirë transportin, ushqimin, veshjet, mallrat shtëpiake dhe argëtimin.

Abuja në Nigeri u rendit më pak i shtrenjti në sondazh, në vendin e 226.

“Mercer”, një kompani konsulenete e “Marsh McLennan”, përpilon renditjen për të ndihmuar punëdhënësit shumëkombëshe të planifikojnë paketa kompensimi për punëtorët. (Fatosi)