Nis në tre provinca kineze reagimi urgjent ndaj përmbytjeve
2024-06-18 17:41:56
Foto nga CFP
Për shkak të reshjeve të vazhdueshme në Kinën Jugore, Shtabi Kombëtar për Kontrollin e Përmbytjeve dhe Luftën kundër Thatësirës i Kinës nisi të hënën një reagim urgjent të nivelit IV në tre provinca, për përballimin e përmbytjeve të mundshme.
Rajonet e prekura përfshijnë Guangdong-un, Hunan-in dhe Jiangxi-në.
Sipas parashikimeve meteorologjike, nga e hëna deri të martën, provincat Hunan, Jiangxi, Zhejiang e Fujian dhe rajoni i Guangxi-së do të preken nga reshje të dendura, ndërsa në disa pjesë të Guangxi-së pritet të bien rrebeshe shiu.
Kina zbaton një sistem të reagimit urgjent me katër nivele për kontrollin e përmbytjeve, ndër të cilat niveli I është shkalla më e lartë e reagimit. (Fani)
Lajmet Kryesore