Fjala kyçe: 增长---[zēng zhǎng]---rritje
Pavijoni i "Philips"-it në Ekspozitën Ndërkombëtare të Pajisjeve Mjekësore të Kinës në Shangai, në prill 2024 / foto nga CFP
"Kemi një rritje të vazhdueshme të të ardhurave operacionale në Kinë. Kjo rritje është në krye të globlit. ‘Philips’ ka patur gjithmonë shpresa për tregun kinez, që me investime të lartë të ketë prodhim të lartë." deklaroi së fundmi Cheng Ning, zv/president i nivelit të lartë të zonës pankineze të Philips, për Grupin Mediatik të Kinës (CMG)
Ndërkohë, mediat gjermane thanë se rreziku më i madh i kompanive është "humbja e aftësive konkurruese si pasojë e mungesës së zhvillimit të tyre në Kinë". Pse kompanitë e huaja i kushtojnë kaq rëndësi tregut kinez? Përgjigja gjendet në një koment të CMG-së.
Të dhënat e ecurisë së ekonomisë kineze në maj, të publikuara të hënën nga autoriteti kinez, hapën një dritare vëzhguese për opinionin publik, thuhet në koment të CMG-së. Në maj, vlera e shtuar e kompanive industriale mbi madhësinë e caktuar u rrit me 5.6% në krahasim me majin e kaluar. Treguesit e parashikuar të veprimtarive të prodhimit dhe biznesit të kompanive ishin 54.3%, ai i industrisë së shërbimeve 57.0%, duke ruajtur një nivel relativisht të lartë.
Nga janari deri në prill, fitimet e ndërmarrjeve industriale mbi madhësinë e caktuar u rritën me 4.3% në krahasim me majin e kaluar. Efikasiteti i tyre vazhdoi të përmirësohej. Në përgjithësi, ekonomia e Kinës po ecën në mënyrë të qëndrueshme. Treguesit kryesorë janë rimëkëmbur, duke vijuar prirjen e rritjes. Kjo ka forcuar gjithashtu besimin e investitorëve të huaj në Kinë.
Ky besim vjen në radhë të parë nga përmasa "e madhe" e tregut kinez, komentoi CMG. Në maj, vëllimi i përgjithshëm i shitjes me pakicë të mallrave të konsumit u rrit me 3.7% në krahasim me majin e shkuar, 1.4 pikë përqindje më shpejt se prilli i këtij viti. Në veçanti, konsumi i shërbimeve si turizmi kulturor, ruajti një rritje relativisht të shpejtë. Shitjet me pakicë të industrisë së shërbimeve në pesë muajt e parë u rritën me 7.9%, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke pasqyruar rimëkëmbjen e vazhdueshme të vitalitetit ekonomik të Kinës dhe çlirimin e vazhdueshëm të potencialit të konsumit.
Turistët blenë akullore në Rrugën Qendrore në Harbin, kryeqytetin e provincës Heilongjiang të Kinës Verilindore, më 3 maj 2024. (Xinhua)
Gjatë festës së 1 Majit, shifrat e konsumit shënuan rekorde të reja. Turistët kinezë udhëtuan në më shumë se 1000 qytete anembanë botës. Për më tepër, ky treg i madh është ende duke u përmirësuar në cilësi. Agjencia "Bloomberg" njoftoi kohët e fundit se shitjet e celularëve "iPhone" u rritën me 52% në tregun kinez në prill. Një nga arsyet e rëndësishme është pritshmëria për produktet e nivelit të lartë në tregun kinez. Konsumatorët kanë interes për zëvendësimin me pajisje të reja.
Për sipërmarrjet, novacioni nënkupton jetë. Forca tërheqëse e tregut kinez qëndron edhe në "shpejtësinë" e novacionit, thuhet në komentin e CMG-së. Nga të dhënat më të fundit, rezulton se vlera e shtuar e prodhimit të teknologjisë së lartë mbi madhësinë e caktuar u rrit me 10.0%, në krahasim me majin e kaluar, 4.4 pikë përqindje më shpejt se ajo e të gjitha industrive mbi madhësinë e caktuar. U rrit me shpejtësi vëllimi i prodhimit të produkteve me teknologji të lartë, si qarqet e integruara, pajisjet e printimit tredimencional, anijet e kontejnerëve etj.
Norma e rritjes së investimeve në industritë e teknologjisë së lartë, ishte më e shpejtë se ajo e të gjitha investimeve në asete fikse. Të gjitha llojet e "shpejta" tregojnë se industria e manifakturës të Kinës ka pasur një pritje të dukshme në tranzicionin për nivelin e lartë, për zhvillimin inteligjent e të gjelbër. Energjia e re dinamike po formohet me shpejtësi, falë forcave të reja prodhuese.
Shumë kompani të huaja besojnë se epërsitë e Kinës në talente dhe në teknologji, të shoqëruara me grupe aktive përdoruesish, skenarë të pasur aplikimi dhe zinxhirë të plotë furnizimi, kanë injektuar "përshpejtim" në aplikimin e produkteve të tyre novatore.
foto nga CFP
Për këtë arsye, ata kanë zgjedhur krijimin e përbashkët me kompanitë kineze, në mënyrë që të ruajnë konkurrencën globale. Në fund të majit, prodhuesi francez i automjeteve "Renault" dhe kompania kineze e automjeteve "Geely", formuan zyrtarisht një ndërmarrje të përbashkët, për të zhvilluar teknologjinë e dinamikës hibride me efikasitet të lartë. Kryeekzekutivi i "Renault", Luca de Meo, e quajti atë si "çelësi për të fituar të ardhmen". BFM TV e Francës raportoi më 3 qershor se Renault dhe Kina po "afrohen gjithnjë e më shumë".
Jo vetëm kaq, tregu kinez ka sjellë edhe një "pellg ujrash të gjallë" për ekonominë botërore. Në pesë muajt e parë, vlera totale e importit dhe eksportit të mallrave të Kinës u rrit me 6.3% në krahasim me të njejtën periudhë të vitit të kaluar, duke shënuar një rekord historik. Pavarësisht nga "fuqia e madhe e konsumit" apo produktet e nivelit të lartë, inteligjente dhe të gjelbra, Kina po injekton "përshpejtim" në rimëkëmbjen ekonomike botërore.
Steven Alan Barnett, krye-përfaqësuesi i FMN-së në Kinë, vuri në dukje se për çdo rritje prej 1% të ekonomisë së Kinës, ekonomitë e lidhura me të, do të kenë një rritje me 0.3%. Duke pasur parasysh ecurinë e fortë të ekonomisë së Kinës deri tani këtë vit, shumë institucione ndërkombëtare kanë rritur parashikimet e tyre për rritjen ekonomike të Kinës.
"Fillimi i mirë, shfaqja e elasticitetit" dhe "përmirësimi i vazhdueshëm" janë bërë fjalët kyçe për mediat e huaja, për të vlerësuar ekonominë e Kinës. Nga vjen një performancë e tillë? "Ekonomia Aziatike" e Koresë së Jugut është e mendimit se masat e reformës në kohë dhe efektive, kanë kontribuar për rritjen ekonomike e Kinës, që është më e mirë se ç'pritej.
Politika e zgjerimit të heqjes së vizave, ulja e pragut për hyrjen në tregun kinez apo përshtatja me rregullat e standardit të lartë ndërkombëtar në ekonominë e tregtinë, të gjitha këto masa e reforma, e kanë bërë Kinën më të hapur. Ato do t'u krijojnë më shumë mundësi vendeve të ndryshme për ndarjen e fitimeve bashkërisht me Kinën. Një Kinë e tillë, bëhet natyrshëm alternativa e domosdoshme e shumë kompanive të huaja, përfundon komenti i CMG-së. (Wang Lei/ Elona)