Sondazhi i CGTN-it: Pjesëmarrësit u bëjnë thirrje vendeve të zhvilluara të mbajnë përgjegjësi për motin ekstrem
2024-06-17 18:16:06

Vazhdimi i temperaturave të larta në Indi, thatësira e madhe në Spanjë, përmbytjet në Gjermani dhe moti i fortë konvektiv në shumë krahina të Kinës ... Moti ekstrem po përfshin gjithë globin. Në një sondazh global në internet të kryer nga CGTN-i, 86.28 % e pjesëmarrësve u bëjnë thirrje vendeve të zhvilluara të mbajnë më shumë përgjegjësi për përballimin aktiv të ndryshimeve klimatike globale.

Në "Raportin e rreziqeve globale 2024" të pubikuar nga Forumi Ekonomik Botëror, vihet në dukje që moti ekstrem do të jetë një nga rreziqet më të mëdha të botës. 73.92 % e pjesëmarrësve globalë në sondazh u shprehën se e kanë përjetuar motin ekstrem. 80.13 % prej tyre shqetësohen që moti ekstrem do të bëhet më i shpeshtë, ndërsa 81.86 % janë të mendimit se moti ekstrem ka ndikuar negativisht mbi bujqësinë, tregtinë dhe turizmin, duke shkaktuar viktima të shumta dhe humbje ekonomike në vende të ndryshme të botës. "Ajo (klima) ka dalë jashtë kontrollit në disa pjesë të botës," shprehu shqetësimin e tij të madh një përdorues interneti.

Lidhur me shkaqet e motit ekstrem, ekspertët mendojnë se ndryshimi global i klimës është shkaku kryesor. 74.48 % e të pjesëmarrësve pajtohen me këtë, duke u shprehur se moti i shpeshtë ekstrem dëshmon përkeqësimin e shpejtë të klimës globale. 67.13 % e tyre theksojnë se ndryshimi klimatik ka lindur në procesin e zhvillimit njerëzor dhe mund të zgjidhet vetëm nëpërmjet zhvillimit të vazhdueshëm, ndërsa 85.08 % besojnë se asnjë vend nuk mund të përjashtohet nga sfida e ndryshimeve klimatike dhe të gjitha vendet duhet të punojnë së bashku për ta përballuar këtë çështje. Ndërkohë, 82. 69 % e pjesëmarrësve theksojnë se përballimi i ndryshimeve klimatike nuk është vetëm një kërkesë e brendshme për zhvillimit ekonomik, por edhe një detyrim ndërkombëtar i vendeve të mëdha të përgjegjshme.

Ky sondazh i publikuar nga CGTN-i në platformat e gjuhës angleze, spanjolle, franceze, arabe dhe ruse, mori përgjigje nga 13 112 veta në 24 orë. (Fani)