Xi Jinping-u uron për 100-vjetorin e themelimit të Akademisë Ushtarake "Huangpu"
2024-06-17 20:21:50

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Me rastin e 100-vjetorit të themelimit të Akademisë Ushtarake "Huangpu" dhe të 40-vjetorit të themelimit të Shoqatës së Bashkëstudentëve të Akademisë "Huangpu", të hënën presidenti kinez Xi Jinping dërgoi një mesazh urimi për t'u shprehur përshëndetje të sinqerta studentëve të akademisë dhe të afërmve të tyre brenda e jashtë vendit.

Kreu i shtetit i Kinës vuri në dukje në mesazhin e tij se Akademia Ushtarake "Huangpu" lindi nga bashkëpunimi ndërmjet Partisë Komuniste të Kinës e Partisë së Guomindanit dhe është shkolla e parë në Kinë për përgatitjen e talenteve ushtarake. Pas themelimit, Shoqata e Bashkëstudentëve të Akademisë "Huangpu" ka dhënë kontribut aktiv për zgjerimin e shkëmbimeve e të bashkëpunimit ndërmjet dy brigjeve të Ngushticës së Tajvanit, kundërshtimin e "pavarësisë së Tajvanit" dhe nxitjen e ribashkimit të atdheut.

  Xi Jinping-u shprehu gjithashtu shpresën që studentët e Akademisë "Huangpu" dhe të afërmit e tyre brenda e jashtë vendit do të marrin pjesë në zhvillimin e modernizimit kinez, duke dhënë ndihmesë për çështjen e përtëritjes kombëtare.

Të hënën u zhvillua në Pekin biseda me rastin e 100-vjetorit të themelimit të Akademisë Ushtarake "Huangpu" dhe të 40-vjetorit të themelimit të Shoqatës së Bashkëstudentëve të Akademisë "Huangpu". (Fani)