Lin Festival vjen në gusht me edicionin e tij të dytë
2024-06-16 10:42:23

Lin Festival (Foto për CMG)

U mbajt këtë fundjavë eventi promovues “Në pritje të  Lin Festival”. Nën moton “Rijetojmë trashëgiminë tonë”, ky festival vjen me edicionin e tij të dytë nga 22-24 gusht  në fshatin Lin të Pogradecit.  “Lin Festival” lindi si një platformë ku objektivi kryesor është evidentimi dhe ruajtja me fanatizëm e vlerave arkeologjike dhe ento-kulturore, si edhe për t’i përçuar ato edhe përmes brezit të ri, që të njihen botërisht. Në këto 3 ditë të “Lin Festival” do të marrin pjesë artistë nga Shqipëria,  diaspora, si edhe të huaj që do të këndojnë  në shqip. Kjo nismë e hapi siparin një vit më parë, me dashurinë dhe inisiativën e artistit Altin Tila. Zhvillimi i këtij aktiviteti është një mënyrë e mirë e promovimit të siteve arkeologjike  përmes kulturës muzikore, prezantimit të traditës, prezantimit dinjitoz të produkteve vendase, etj.

Elgit Doda (Foto nga instagrami)

Emra Brah (Foto nga instagrami)

Një këngë e re nga Elgit Doda dhe Emra Brah

Elgit Doda ka prezantuar të enjten këngën e re  “Ditë e Natë” në bashkëpunim me Emra Brah,  realizuar edhe me videoklip. Teksti është shkruar nga Elinel me miksim dhe masterizim nga Marenglen Boja. Producent i këngës është vetë artisti Doda nën drejtimin e The Claudia. Videoklipi është realizuar nga produksioni Fullmoon Production. Elgit Doda njihet për baladat e bukura,  të cilat arrijnë të fitojnë me miliona klikime në YouTube.

Dua Lipa (Foto nga instagrami)

Dua Lipa pritet që të performojë në festivalin Glastonbury

Më 26 qershor të këtij viti do të mbahet festivali i njohur “Glastonbury”. Janë zbuluar disa nga emrat e artistëve botërorë që do të marrin pjesë mes të cilëve nuk do të  mungojë sharmi dhe zëri i ëmbël i këngëtares Dua Lipa si dhe artistëve Coldplay, SZA.

Pikat kyçe të këtij festivali muzikor pritet të përfshijnë yllin e njohur, Shania Twain dhe superyllin e popit, Cyndi Lauper. Glastonbury ka zbuluar gjithashtu oraret e skenës, duke i lejuar fansat të planifikojnë udhëtimin e tyre. Dua Lipa do të kryesojë mbrëmjen e së premtes në skenën Piramida, duke bërë paraqitjen e saj të parë në Glastonbury që nga viti 2017. Muajin e kaluar në një intervistë rreth planeve të ardhshme, Dua Lipa ka thënë se emisioni pushtoi “50% të mendimeve të mia”, raporton BBC. “Duhet të gjej një mënyrë për t’i bërë 150,000 njerëz të ndihen sikur janë në një klub të vogël nate”  ka shtuar ajo për pjesëmarrjen në festivalin Glastonbury.

Përgatiti Sava Lena