Kancelari gjerman shpreson për negociata për paqen mes Ukrainës dhe Rusisë
2024-06-16 13:29:04

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, deklaroi nga konferenca për Ukrainën në Zvicër, se shpresohet që bisedimet të çojnë në përfundim të konfliktit me Rusinë.

“Ky është një filiz diplomatik që ne po e ujitim në mënyrë që të rritet”, theksoi kancelari gjerman, citon “ATSH”.

Kancelari Scholz tha se shpreson se konferenca do të hapë themelet për negociatat e mëtejshme, në të cilat do të marrë pjesë dhe Rusia.

Takimi zhvillohet me iniciativën e Ukrainës dhe në prani të presidentit Volodymyr Zelensky. Rusia nuk ishte e ftuar. (Irma)