Xi Jinping, i ardhur nga populli, gjithmonë e vendos popullin në pozicionin më të lartë në zemrën e tij.
55 vjet më parë, Xi Jinping ende pa bërë 16 vjeç, shkoi në Liangjiahe, ku jetoi së bashku me bashkëfshatarët. Pasi u bë Sekretari i Komitetit të Partisë në Liangjiahe, ai i udhëhoqi fshatarët në hapjen e puseve, tokave bujqësore dhe ndërtimin e pellgjeve të biogazit, duke krijuar kështu ndjenja të thella me ta.
“Pritshmëritë e popullit për një jetë më të mirë janë objektivi ynë."
Në nëntor të vitit 2012, Xi Jinping i sapozgjedhur Sekretar i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK-së, bëri një betim të tillë.
Pas kësaj, Xi Jinping ka qenë në mbi 100 krahina të ndryshme për inspektim dhe hetim.
Çdo vit në Dy Sesionet Vjetore Kombëtare, ai ka dëgjuar fjalime të qindra pëfaqësuesve e deputetëve. Shqetësimet e popullit janë çështje kombëtare në zemrën e tij. Këto çështje janë përfshirë një nga një në rendin e ditës të mbledhjeve të rëndësishme qendrore, duke u konsideruar si fokus në reformë.
"Unë do t'i shërbej popullit me gjithë shpirt."
Nga Sekretari i Komitetit të Partisë të fshatit, në udhëheqësin më të lartë të partisë dhe vendit, ai mban gjithmonë besimin e fortë për realizimin e përtëritjes së kombit kinez, si edhe për lumturinë e popullit të tij. (Fani)