Rrëfimi i piktores Florinda Marku
2024-06-15 10:05:39

Arti për mua është një mënyrë e të shprehurit. Mënyra sesi unë shpreh, vëzhgoj, përjetoj situata të ndryshme dhe pastaj është edhe mënyra sesi unë atë e interpretoj dhe e shpreh nëpërmjet pikturave të mia. Unë mundohem të jem artiste me këmbë në tokë. Shoh realitetin përreth meje. Realitetin sado i afërt apo i largët por prap se prap ngelem brenda realitetit tim dhe unë ngacmimet i mar nga gjerat përreth dhe pastaj mënyra sesi i interpretoj ato bën pjesën time artistike edhe formën sesi e shfaq unë atë.

Përveç pjesës së talentit unë kur vazhdova kurset e pikturës isha në klasë të shtatë dhe ishte idea që do të vazhdoja më vonë, duke qenë se isha shumë e dhënë edhe pas pjesës së matematikës, lëndëve ekzakte, do vazhdojë pjesën e pikturës që të më ndihmojë edhe pjesa e matematikës po ashtu që të bëhesha një arkitekte e ardhshme. Vazhdova Liceun dhe në vit të katërt isha unë që mora frerët e jetës sime në dorë dhe vendosa që do të vazhdoj për pikturë. Vendimet kryesore në jetë i kam marë gjithmonë me zemër. I bie që unë zgjodha zemrën dhe jo trurin, pavarësisht se arkitektura është shumë afër meje dhe vazhdon të ngelet afër meje por zgjodha pikturën.

Ndryshimet në punë janë graduale. Normalisht nisesh kur je e vogël, pikturon personazhet e filmave vizatimorë, pastaj periudha kur ndjek ciklin mësimor absolutisht ka disa diktime që ti japin dhe ti i vazhdon ato. Përpos këtyre ti vazhdon edhe kërkon edhe nga vetja jote, të paktën unë këtë gjë kam bërë me veten. Pastaj vazhdon prap formimi në një moshë më të madhe, duke filluar që nga mosha tetëmbëdhjetë – nëntëmbëdhjetë vjeçe unë fillova dhe kisha pikturën, po e përdorja më tepër si mjet për të shprehur atë çfarë unë doja domethënë kapërceva anën teknike, pavarësisht se unë jam gjithnjë në kërkim të saj, por më tepër e përdor për të shprehur idetë, mendimet, opinionet e mia etj nëpërmjet pikturës. Kam pasur gjithmonë dhe vazhdoj të kem kërkesë edhe nga vetvetja. Përveç pjesës që ti rritesh dhe kultivohesh duke bërë pikturë, vaj në kanavacë, normalisht frymëzohem edhe nga artistë të tjerë por po ashtu kam gjithmonë një lloj kërkese përveç nga ana konceptuale dhe nga ana teknike, dhe mundohem të përdor një lloj teknike tjetër. Vazhdoj e vazhdoj pastaj provoj edhe një tjetër. Nuk ngopem. Dua të sjell gjëra të reja edhe nga ana teknike edhe nga ana konceptuale.

Unë teknikisht më së shumti kam përdorur vaj në kanavacë, pra bojrat e vajit. Normalisht kam tentuar dhe kam bërë edhe shumë punë që janë me bojra akrilik, pastaj kalova edhe përtej kësaj duke provuar edhe instalacionin, por gjithmonë rri afër pikturës. Pastaj fillova dhe kalova edhe tek mediume të tjera. Unë eksperimentoj, por normalisht nuk e lë vetëm në fazën e eksperimentit por dua të sjell një vepër të vërtetë arti dhe duke i gërshetuar sëbashku idenë, teknikën kur bëjmë vizatim të saktë ajo është truri mund të themi sepse ka përllogaritje ndërkohë ngjyra është emocion. Duke qenë se unë e kam avantazhin edhe të lëviz, të gjithë artistët jo vetëm unë, që të eksperimentoj edhe me ngjyrën, normalisht edhe e përdor sikurse më intereson apo sikurse e ndjej qëë ajo më ndimon më tepër, të bëj diçka që nëqoftëse do të me duhet të përdor vetëm ngjyrën e zezë dhe unë shpreh diçka më atë përdor vetëm atë si ngjyrë etj. Do të thoni ju ka shumë ngjyrë të kuqe! Edhe atë e kam përdorur sepse ashtu më ka ndihmuar mua, që unë të shprehem. Ka ndjesinë e vet, emocionin e vet, domethënien e vet etj. Sesi ajo vjen tek shikuesi, tek artdashësit është diçka tjetër. Unë bëj ngacmimin tim, shfaq veten dhe sesi më lexojnë të tjerët është pak problemi i tyre por ashtu edhe i i mi.

Piktura me duar është një nga punët e mia të fundit. Është një pikturë shumë personale dhe shumë afër meje. Absolutisht janë edhe pikturat e tjera por kjo është totalisht afër. Është dora ime dhe dora e babait tim që nëse shihet njëra dorë nuk e shtrëngon tjetrën. Pas një sëmundje shumë të rëndë babai im ngeli gjysmë i paralizuar dhe ai më thoshte që dora jote është imja. Në një farë mënyre unë kisha përgjegjësi për të rikthyer lëvizjen dhe këmba ishte im vëlla dhe vëllai është futbollist. Unë piktore kështuqë në këtë rast instrumenti im është dora, normalisht është truri që shprehet nëpërmjet dorës, pasi nëpërmjet dorës unë shpreh edhe ekzekutoj atë çfarë dua të them. Në një farë mënyre ne jemi gjithmonë shumëafër. Kemi qenë gjithmonë shumë afër si babë e bijë, që është një lloj raporti që nuk  ka të krahasuar dhe ajo dora e tij nuk bën asnjë lëvizje të vullnetshme por ama e ndjen. Ne gjithësesi e ndjejmë ngrohtësinë, ftohtësinë, emocionin e njëri tjetrit edhe pse ajo nuk lëviz por është forca e trurit dhe është më e vogël sesa forca e ndjesia e zemrës në këtë rast.

Nudo në pikturë mua më ka shërbyer që të shpreh diçka përtej asaj. Është një lloj tematike që unë e kam ndjekur pavarësisht gjithë punëve të tjera që kam bërë, është një lloj tematike që unë vazhdoj ta ndjek prej shumë vitesh, më shumë sesa dhjetë vite dhe mendoj se vazhdojnë të jenë ende shumë aktuale. Aty ka shumë mister. Trajtohen problematika që ndoshta nuk vijnë aq të rënda por ne po dëgjojmë pafund për gjëra që po i ndodhin grave dhe vajzave në Shqipëri dhe mendoj se ato vazhdojnë të jenë aktuale pavarësisht se ne po mundohemi që të bëjmë shumë për të ndryshuar këtë lloj mentaliteti dhe mënyra sesi shikohet gruaja, vajza, femra në Shqipëri.

Përdor shpesh të kuqen në pikturë sepse ngjyra e kuqe më personifikon shumë dhe e shpreh shumë. Ka të bëjë me dashurinë. Ka të bëjë me ngrohtësinë, me gjakun nëqoftëse e marim. Janë shumë gjëra që fshihen pas të kuqes. Ndoshta prandaj edhe e përdor sepse është diçka që më jep dhe transmeton shumë. Nuk e përdor sepse dua të jem Onufri por sdepse më ndihmon shumë për të shprehur.

Unë veten në të ardhmen absolutisht e shoh si një piktore duke vazhduar të shpreh veten, emocionet që mar, që përjetoj përreth nga çdo gjë, duke mos qenë menefregiste ndaj realitetit ku jetoj.

Nëqoftëse do të kisha përballë veten time më të vogël do t’i thosha thjesht të punoja fort. Mendoj që jam nga ata persona që kam punuar fortë dhe nuk fle por ndoshta të jem akoma më e angazhuar, pavarësisht që jam munduar, por ndoshta për shkak të rrethanave mund ë kem humbur edhe disa mundësi të tjera që më janë dhënë por që thjesht të vazhdoj rrugëtimin, të jem koherente me veten, me realitetin edhe të vazhdoj përpara. Gjithmonë jam munduar që të bëj më të mirën time dhe nuk di se çfarë do të kisha ndryshuar. Thjesht ndoshta gjatë kësaj kohe mund të kisha bërë atë shkollën e arkitekturës që nuk e bëra dhe akoma nuk e kam bërë, edhe pse ishte opsioni i parë përpara se të filloja pikturën.

Kam mar shumë këshilla të vlefshme sepse fatmirësisht kam qenë e rrethuar nga artistë, profesionistë shumë të mirë gjatë gjithë rrugëtimit tim mund të them këshilla më e vlefshme ka qenë nga profesori im Edi Ila, është në pension tani por ëhstë një artist i jashtëzakonshëm dhe thoshte: “Duhet të jesh i vërtetë. Anën e teknikës duhet ta përdorësh në shërbimin tënd, por duhet t ëjesh i vërtetë me atë çfarë ti thua. Vetëm ashtu ne bëjmë më të mirën tonë. Pastaj sesi merret dhe sesi vlerësohet prej të tjerëve është diçka tjetër.”