Presidenti i Kinës Xi Jinping u shpreh se qeveria kineze i kushton gjithmonë vëmendje jetës së popullit. Realizimi i një jete sa më të mirë për popullin është gjithmonë objektivi i tij.
Xi Jinping kujton: "Në fund të viteve 60' të shekullit të kaluar, kur ende nuk i kisha mbushur 16 vjeç, shkova në një fshat të vogël me emrin 'Liangjiahe' ku jetova 7 vjet. Asokohe jeta e fshatarëve ishte shumë e varfër. Ata nuk hanin dot asnjë copë mish për muaj të tërë. Që nga ajo kohë mora vendimin se do të punoj për lumturinë e popullit tim."
Më 15 nëntor të vitit 2012, Xi Jinping i zgjedhur si Sekretar i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK-së organizoi një konferencë për shtyp ku u shpreh: "Populli kinez e do jetën. Ai shpreson të ketë arsim më të mirë, punë më të qëndrueshme, të ardhura më të kënaqshme, sigurime shoqërore më të besueshme, shërbime mjekësore e shëndetësore të nivelit më të lartë, kushte më të rehatshme të banimit dhe mjedis më të bukur. Pritshmëritë e popullit për jetën e bukur janë objektivi ynë."
Xi Jinping vuri në dukje: "Ne duhet të vizitojmë fshatrat dhe fabrikat e Kinës. Të takohemi me masat popullore për të njohur kërkesat e tyre. Ne duhet të hartojmë politika për të kënaqur masat popullore. Nëse ata janë të pakënaqur nga disa politika, ne duhet t'i rishikojmë ato."
Gjatë një vizite në fshat, Xi Jinping u tha fshatarëve: "Ndjehem i lumtur kur shoh se jeni të kënaqur me jetën e tanishme."
Xi Jinping u shpreh se besimi i popullit është energji për zhvillim, por njëkohësisht është edhe një përgjegjësi e madhe. "Unë do t'i shërbej popullit tim me gjithë shpirt," theksoi Xi Jinping. (Fani)