Ky vit shënon 50-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis Kinës e Brazilit. Nga 4 deri më 8 qershor, zv/Presidenti brazilian Geraldo Alckmin zhvilloi një vizitë zyrtare në Kinë, e para pas rizgjedhjes si zv/President.
Gjatë intervistës për CMG-në, Geraldo Alckmin u shpreh se zhvillimi i Kinës është mahnitës. Sukseset e saj në zhdukjen e varfërisë mund të konsiderohen një shembull botëror.
Zv/Presidenti Geraldo Alckmin shpreson të thellojë bashkëpunimin me Kinën në fushën e tregtisë bujqësore, ndërtimit të infrastrukturës, prodhimit të automjeteve elektrike, energjisë, transportit, aviacionit, hapësirës ajrore etj.
Ai tha se situata aktuale ndërkombëtare është e vështirë. Brazili dhe Kina i kushtojnë njëlloj rëndësi paqes e zhvillimit, ndajnë ide të përbashkëta për shumë tema.
Geraldo Alckmin shprehu shpresën e tij se dy vendet do të forcojnë bashkëpunimin, për të dhënë kontribut në mbrojtjen e multilateralizmit, paqes dhe stabilitetit botëror. (Fani)