Gjendjet emocionale të nxënësve në shkollë janë një faktor i rëndësishëm për shkallën dhe aftësitë e tyre për përvetësimin e mësimdhënies. Analizat tregojnë se sa më shumë ndjenja pozitive të kenë nxënësit, aq më të mëdha janë arritjet e tyre në shkollë, por prania e ndjesive të emocioneve negative ndikon te prapambetja e nxënësve. Por nuk ndikon vetëm tek mësimdhënia. Një ndikimin tjetër emocional tek nxënësit, ka edhe largimi nga shkolla, kryesisht nga ajo 9-vjeçare, drejt shkollës së mesme, ku nxënësve u duhet të përshtaten me një ambient të ri, me mësues të rinj, por shpesh edhe me shoqëri të re. Në intervistë për Radio Ejani kanë shprehur opinionin e tyre një nxënës i klasës së 9-të, i cili tregon për emocionet para provimeve, por edhe prindi i tij, ku përveç emocioneve të provimeve, janë në dilema edhe për zgjedhjen e shkollës së mesme.
(Foto nga The Telegraph)
CMG: Si po e përjeton këtë fazë para provimeve?
Nxënës i klasës së 9-të: Fazën e parë të provimeve unë po e kaloj shumë mirë deri tani dhe pa ndonjë stres të madh.
CMG: A je përgatitur mirë për provimet?
Nxënësi: Mendoj se jam përgatitur shumë mirë sepse në shkollën time mësuesit na kanë bërë shumë përsëritje gjatë vitit shkollor.
CMG: Shkolla e mesme e përgjithshme për ty dhe bashkëmoshatarët e tu është një fazë e re e jetës. Si po e pret?
Nxënësi: Shkollën e mesme unë po e pres me qejf shumë të madh, por njëkohësisht me pak frikë prej vështirësive të mësimeve.
CMG: A e ke të vështirë përshtatjen me shoqëri të re?
Nxënësi: Unë personalisht e kam të lehtë të përshtatem me shoqëri të re, sepse nuk është hera e parë që e bëj.
E ëma e një nxënësi të shkollës 9-vjeçare flet për anën emocionale tek fëmijët.
CMG: Ju keni djalin në klasën e nëntë. Si po e përjeton ai emocionalisht këtë fazë të provimeve?
Qerime Daci
Nëna e nxënësit: Duke qenë se deri tani kanë punuar vazhdimisht me mësuesit e lëndëve përkatëse, e shoh që djali është i qetë para provimeve, por sigurisht që gjatë ditëve që do afrojnë provimet ndoshta do jetë më i stresuar dhe më i ngarkuar emocionalisht. Gjithsesi kam shumë besim tek puna e mësuesve, por dhe e tim biri, kështu që mendoj se çdo gjë do shkojë mirë.
CMG: Djali juaj do ndjekë shkollën e mesme të përgjithshme apo ndonjë shkollë tjetër?
Nëna e nxënësit: Për sa i përket shkollës që do të zgjedhë, këtë e kemi menduar përgjatë gjithë vitit, pra gjatë klasës së 9-të. Ka qenë një dilemë që na ka shoqëruar gjatë kësaj kohe dhe së fundi vendosëm një gjimnaz privat në kryeqytet, duke menduar që ka më shumë kontroll dhe siguri brenda territorit të shkollës.
CMG: A mendoni se e ka të vështirë djali juaj largimin nga shoqëria e klasës, me të cilët kanë kaluar 9 vite shkolle bashkë?
Nëna e nxënësit: Mendoj që kjo gjë për të nuk është një çështje madhore, pasi im bir është një djalë shumë social, ndaj do ta ketë shumë të lehtë të përshtatet me shoqërinë e re. Për më tepër ne këtë e kemi provuar kur ai ka kaluar në klasën e pestë nga një shkollë në një tjetër dhe u përshtat shumë mirë me shoqërinë që zuri në atë periudhë. Kështu që nuk mendoj se nuk do të jetë një problem për të.
-Llojet e gjendjeve emocioneve që përjetojnë nxënësit gjatë sezonit të provimeve janë të ndryshme. Sa të kujdesshëm janë prindërit për emocionet e kësaj grupmoshe 14-15 vjeçare? Për këtë jep opinionin e saj profesional për Radio Ejani si dhe disa këshilla psikologjike , psikologe Qerime Daci.
CMG: Po flasim për llojet emocionale që përjetojnë nxënësit e shkollës 9-vjeçare. Si janë përjetimet e emocioneve të tyre dhe sa të kujdesshëm janë prindërit me këtë grupmoshë?
Qerime Daci: Nxënësit gjatë sezonit të provimeve përjetojnë emocione nga më të ndryshmet si pozitive ashtu edhe negative. Emocionet pozitive janë: Mbarimi i shkollës, dalja mirë me provime, vazhdimi i një shkolle tjetër, lumturia që i rrethon, i karakterizon në alternimin e emocioneve. Emocionet negative janë: Vlerësimi i provimeve, ndarja nga njëri-tjetri, dikush zgjedh një profil, e dikush për një tjetër, ndryshimi i ambientit, i mësuesve dhe i mësimdhënies, mënyra e të pyeturit në mësim, etj. Vetë dashuria prindërore është një ndjenjë e fortë dhe një kujdes i veçantë për fëmijët e tyre, pavarësisht moshës që kanë dhe kujdesi i tepërt i prindërve pasqyrohet si emocion negativ për fëmijët, që kanë një moshë të atillë që nuk e kuptojnë dhe çfarë i nevojitet për jetën e tyre.
Foto:VCG
Gabimi i vetë prindërve është zgjedhja e shkollimit të fëmijëve të tyre sepse mendojnë se zgjedhin më të mirën, por gabojnë pasi nuk shohin prioritetet që kanë fëmijët e tyre. Ky është një ndikim negativ tek fëmijët për atë moment, por kjo ndikon edhe gjatë rritjet së tyre, si dhe gjatë profesionalizimit.
Disa këshilla për prindërit se si duhet të kujdesen për fëmijët e moshës 14-15 vjeçare për të cilën po flasim, që është një moshë shumë delikate.
Prindërit duhet të kujtojnë moshën që kanë fëmijët, duhet pasur një gjuhë komunikimi sa më e lehtë për moshën e tyre, duhet të kenë një qëndrim të dy anshëm, që do të thotë seriozitet por edhe përzjerje ndjenjash. Duhet të kuptojmë dhe ta shikojmë kuptueshmërinë e tyre, duhet të jemi me ta, duhet t'i mbajmë larg përdorimit të teknologjisë, duhet të dalim me ta në ambiente të hapura, prindërit duhet të kenë vigjilencën e kuptueshme ndaj fëmijëve të tyre.
CMG: Në këtë moshë nxënësit që përfundojnë klasën e 9-të, kanë përjetime emocionale edhe kur largohen nga një shkollë në një tjetër. Por si duhet të kujdesen prindërit në raste të tilla?
Qerime Daci: Zgjedhja për shkollimin sa më efektiv të fëmijëve, për një zhvillim sa më të mirë në të ardhmen, kohëve të fundit është nëndegëzuar. Që do të thotë nëndegëzimi në shkollën e mesme është një mangësi në procesin mësimor të fëmijëve. Prandaj zgjedhja më e mirë për formimin e fëmijëve në procesin mësimor është shkolla e mesme e përgjithshme, duke qenë se ka të gjitha lëndët që i nevojiten fëmijëve për të mësuar. Mesazhi im si psikologe është: Prindërit duhet të kenë një vigjilencë përparimor, paqësor, të detyrueshëm për një arritje të fëmijëve në kulturë, edukatë dhe profesionalizëm.
Mund të themi që është e zakonshme që fëmijët të largohen nga një grup, në një grup tjetër.
Si mund t'i përjetojnë fëmijët këto lloj emocionesh?
Foto:VCG
Disa i përjetojnë me mërzi, të shqetësuar, të stresuar, dhe të pasigurt për këtë lloj ndryshimi, se janë mësuar me atë rritëm dhe është një gjë krejt tjetër nga ky ndryshimi i ri që ata po përjetojnë. Por është një gjë që duhet të kuptojmë se është një pjesë e jetës, e zhvillimit të tyre, dhe kjo gjë do i ndihmojë ata që të rriten dhe të marrin çdo gjë me sa më shumë lehtësi, të mësohen t'i kapërcejnë gjërat e reja. Fillimisht fëmijët adoptohen me kohën, gjejnë miq të rinj, ambientin e ri shkollor, nëse ata ndjehen të lodhur, apo ndjehen të stresuar, mund t'i inkurajojmë t'i flasim për ndjenjat e tyre dhe mund t'i ofrojmë përkrahje për çfarë kanë kaluar gjatë viteve më parë dhe se çfarë po i pret tani,pra një përvojë më e madhe. Prandaj duhet t'i marrim gjërat me shumë qetësi dhe prindërit duhet të jenë sa më të kujdesshëm, sa më afër tyre, si dhe të japin sa më shumë këshilla.
-Sipas sondazheve të ndryshme të realizuara jashtë vendit, është matur ana emocionale e nxënësve, si dhe ndikimi i kësaj gjendjeje në rezultatet e përgjithshme të arritjeve të tyre në mësime. Rezultatet e realizuara në disa vende të Evropës, kanë dalë në konkluzionin se një numër i konsiderueshëm i nxënësve përballen me situate mjaft emocionale negative në shkollë, gjë e cila ndikon drejtpërdrejtë në arritjet e tyre në mësime. Sipas këtyre konstatimeve, kanë dalë në përfundimin se, kur gjendja emocionale në shkollë, por edhe në familjen e fëmijëve është e keqe, aq më të prapambetur janë ata në mësime. Ndërsa fëmijët të cilët janë më të lumtur, paraqesin emocione pozitive, si dhe kanë arritur rezultate të suksesshme në provime.
Intervistoi: Sava Lena