foto nga CFP
Italia kryesoi Kampionatin Europian të Atletikës, Roma 2024, me 24 medalje.
Kampionati pesëditor, i zhvilluar në Stadiumin Olimpik, në kryeqytetin italian, ishte gara e fundit e madhe europiane e atletikës përpara fillimit të Lojërave Olimpike të Parisit muajin e ardhshëm, shkruan “Xinhua”.
Në renditjen e medaljeve, Italia u pasua nga Franca me 16 medalje dhe Britania me 13.
Italia fitoi stafetën 4x100 metra për meshkuj, me 37.82 sekonda, vetëm 0.32 sekonda më ngadalë se koha e saj e fitores në Lojërat Olimpike të Tokios tre vjet më parë.
Tre nga katër sprinterët italianë u kurorëzuan në Tokio 2020, duke përfshirë edhe Marcell Jacobs, i cili më parë fitoi medaljen e artë në 100 metra për meshkuj në 10.02 sekonda.
foto nga CFP
Norvegjezi Jakob Ingebrigtsen shënoi fitoren e tretë të dyfishtë radhazi në Kampionatin Europian në 1500 m dhe 5000 m.
Italiani Gianmarco Tamberi, kampioni olimpik dhe botëror në fuqi në kërcim së larti, i shtoi koleksionit të tij medaljen e tretë të artë europiane me një shoë kërcimi prej 2.37 metra.
Në stafetën 4x400 metra për meshkuj, Belgjika fitoi me 2:59.84, ndërsa Holanda mori titullin në garën e femrave me 3:22.39.
Holandezja Femke Bol fitoi garën e 400 metrave me pengesa për femra për 52.49 sekonda.
Italiania Nadia Battocletti fitoi garën 5000 metra për femra me një rekord kampionati prej 14:35.29 dhe triumfoi në 10.000 metra për 30:51.32.
Britanikja Dina Asher-Smith fitoi titullin e 100 metrave për femra me 10.99 sekonda. Ajo ishte gjithashtu pjesë e ekipit fitues të medaljes së artë në stafetën 4x100 metra për femra, që përfundoi me 41.91 sekonda përpara Francës dhe Holandës.
foto nga CFP
Sprinterët zviceranë fituan në 200 metra për meshkuj dhe femra. Timothe Mumenthaler përfundoi i pari në garën e meshkujve me 20.28 sekonda përpara italianit Filippo Tortu, i cili vrapoi në pjesën e fundit me ekipin e stafetës 4x100 metra.
Muhinga Kambundji fitoi medaljen e artë në 200 metra për femra me 22.49 sekonda, e ndjekur nga britanikja Daryll Neita, me vetëm 0.01 sekonda prapa. Alexander Doom i Belgjikës fitoi 400 metra për meshkuj në 44.15 sekonda, ndërsa Natalia Kaczmarek fitoi 400 metra për femra në 48.98 sekonda. Yemaneberhan Crippa i Italisë fitoi gjysmëmaratonën e meshkujve me 1:01:03, një sekondë përpara shokut të skuadrës Pietro Riva dhe katër sekonda përpara gjermanes Amanal Petros.
foto nga CFP
Norvegjezja Karoline Bjerkeli Grovdal fitoi titullin e gjysmëmaratonës për femra në një kohë rekord kampionati prej 1:08:09.
Miltiadis Tentoglou i Greqisë vendosi një rekord kampionati prej 8.65 metrash në fitoren e kërcimit së gjati për meshkuj.
Estonezi Johannes Erm fitoi dhjetëatlonin me 8764 pikë në një nga paraqitjet më të forta të vitit deri më tani.
Nafissatou Thiam e Belgjikës fitoi në shtatëatlonin për femra me 6848 pikë, një rekord kampionati.
Kampionati i radhës Europian i Atletikës do të zhvillohet në Birmingham, Britani. (Irma)