Prerosaur (Foto Atsh)
Eshtrat rreth 100-milionëvjeçare, të gjetura në Australinë verilindore, janë identifikuar se i përkasin një specieje të re të pterosaurëve.
Eshtrat, të zbuluara në vitin 2021 në Queenslandin perëndimor nga kuratori i muzeut “Kronosaurus Korner”, Kevin Petersen, i përkasin një gjinie dhe specie të re të pterosaurëve anhanguerian, haliskia peterseni, sipas një studimi të botuar në revistën “Scientific Reports/Springer Nature”, shkruan “ATSH”.
“Haliskia”, që rrjedh nga greqishtja e lashtë, përshkruan një krijesë fluturuese që hedh një hije mbi det, ndërsa fjala përshkruese për specien nderon Petersen.
“Me një hapje krahësh rreth 4.6 metra, haliskia do të kishte qenë një grabitqar i frikshëm rreth 100 milionë vjet më parë, kur pjesa më e madhe e Queenslandit perëndimor ishte nën ujë, e mbuluar nga një det i madh në brendësi”,- deklaroi udhëheqësja e ekipit hulumtues, Adele Pentland.
Pentland tha se janë gjetur rreth 22% e ekzemplarëve të Kretakut të Vonë të Hershëm, duke e bërë atë pterosaurin më të plotë të zbuluar deri më sot në Australi. (Irma)