Vendet e G7-s bien dakord t’i japin Ukrainës 50 miliardë dollarë hua duke përdorur asetet e ngrira ruse
2024-06-14 10:33:55

Foto nga VCG

Vendet e G7-s ranë dakord t’i japin Ukrainës 50 miliardë dollarë hua duke përdorur paratë e krijuara nga asetet e ngrira ruse, në ditën e parë të samitit të zhvilluar në Itali, shkruan “ATSH”.

Ukraina do ta përdorë paketën e kredisë për të forcuar mbrojtjen ushtarake, për të paguar për rindërtimin e infrastrukturës dhe financimin e buxhetit të shtetit.

Planifikimi për strukturën e paketës së kredisë ka nisur prej muajsh.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës fillimisht kishin bërë fushatë në favor të mbledhjes së jo vetëm të të ardhurave nga interesi, por edhe vetë aseteve të ngrira dhe përdorimit të tyre për të ofruar mbështetje financiare për Ukrainën. Megjithatë, disa vende evropiane kishin rezerva të mëdha për këtë.

Institucioni financiar me bazë në Bruksel, Euroclear, deri tani zotëruesi më i madh në BE i aktiveve të ngrira të Bankës Qendrore ruse, bëri të ditur së fundi se kishte mbledhur rreth 4.4 miliardë euro (4.7 miliardë dollarë) interesa në vitin 2023.

Udhëheqësit e G7-s po takohen për një samit në Italinë jugore që do të vazhdojë deri të shtunën. (Irma)