Foto nga VCG
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, propozon rivendosjen e regjistrimit të individëve të aftë për shërbimin ushtarak, 13 vjet pasi Gjermania hoqi efektivisht rekrutimin kombëtar.
“Të rinjtë duhet të japin informacion në një pyetësor mbi gatishmërinë dhe aftësinë e tyre për të shërbyer dhe për t’iu nënshtruar një ekzaminimi fizik nëse zgjidhen”,- thuhet në planit e Pistoriusit, citon “ATSH”.
Propozimi përfaqëson një hap të parë drejt rivendosjes së mundshme të një forme të rekrutimit, një çështje e diskutueshme në Gjermani.
Vendi e hoqi efektivisht shërbimin e detyrueshëm ushtarak ose civil për burrat në vitin 2011 pas 55 vjetësh, megjithëse ligji gjerman ende parashikon rekrutimin e mundshëm në rast lufte ose tensionesh të tjera.
Planifikuesit ushtarakë vlerësojnë se rreth 400.000 persona do të duhet të plotësojnë pyetësorin çdo vit dhe besojnë se rreth një e katërta e tyre mund të shprehin interes.
Plani parashikon që të urdhërohen rreth 40.000 kandidatë për të marrë pjesë në kontrollin fizik.
Aktualisht ka kapacitet për të trajnuar nga 5000 deri në 7000 rekrutë, por kjo do të rritet. Shërbimi ushtarak pritet të zgjasë 6 apo 12 muaj.(Elona)