Tregtia e jashtme e Kinës përparon pavarësisht sfidave
2024-06-13 11:56:13

"Në pesë muajt e parë të vitit, BYD eksportoi 176 mijë makina me energji të re. Ky rezultat është falë strategjisë sonë të globalizimit”, deklaroi të mërkurën gjiganti kinez i prodhimit të automjeteve elektrike. 

Foto:VCG

Makinë elektrike e BYD-it në ekspozitën e automjeteve të Gjenevës, shkurt 2024(Foto:VCG)

Të dhënat statistikore të publikuara të martën nga Shoqata e Makinave të Pasagjerëve të Kinës (CPCA) treguan se nga janari deri në maj të këtij viti, Kina eksportoi 2.45 milionë makina në tregjet e jashtme, shifër kjo 27% më e lartë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Makinat elektrike po bëhen një forcë gjithnjë më e rëndësishme në tregtinë e jashtme të vendit.

Përpara nisjes së përshkallëzimit të tensionit gjeopolitik, rritja ekonomike globale frenoi zhvillimin e saj. Kjo gjë shkaktoi një rigjallërim të ngadaltë të tregtisë botërore. Për më tepër, disa vende Perëndimore përhapën të ashtuquajturat “shkëputje” dhe “çrrezikim”, duke mbytur më tej energjinë e tregtisë globale. Në një rrethanë të ndërlikuar, tregtia ndërkufitare e Kinës me produktet “treshje e re” si përfaqësues, po gjen gjithnjë e më shumë klientë, falë rritjes së cilësisë dhe risive teknologjike. Kjo, sipas një komenti të Grupit Mediatik të Kinës, “reflekton aftësinë konkurruese” të produkteve kineze.

Të dhënat zyrtare tregojnë se në pesë muajt e parë, vëllimi i përgjithshëm i import-eksportit të mallrave i Kinës arriti në 17.5 trilionë juanë(mbi 2.41 trilionë dollarë amerikanë), 6.3% më e lartë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Vihet re se shpejtësia e rritjes së kësaj shifre në muajin e majit ishte 8.6%, 0.6 pikë përqindje më e lartë në krahasim me nivelin e prillit. Lidhur me këtë, mediat si Reuters komentuan se para kufizimeve të ShBA-së dhe Europës, tregtia ndërkufitare e Kinës korri rezultate jashtë parashikimeve, gjë që vërtetoi frytet e përpjekjeve të kompanive kineze në zgjerimin e tregut të jashtëm si dhe reziliencën e fuqishme të ekonomisë kineze.

Foto:VCG

Makina elektrike kineze për eksport në portin Taicang, provincë Jiangsu, Kinë Lindore(Foto:VCG)

Përveç ruajtjes së përmasave së përgjithshme, produktet e eksportit kinez tregojnë gjithashtu prirjen e rritjes së nivelit, transformimit inteligjent dhe të gjelbër. Në pesë muajt e parë të vitit, eksportet e mallrave të Kinës u rritën me 6.1%.  Ndër to, produktet elektrike zunë gati 60%.  Eksportet e anijeve, makinave elektrike, pajisjeve elektroshtëpiake dhe qarqeve të integruara elektronike u rritën përkatësisht me 100.1%, 26.3%, 17.8% dhe 25.5%.

Në fakt, Kina jo vetëm i ka ofruar produkte cilësore botës, por gjithashtu ka ndarë mundësi të reja dhe tregje të mëdha me botën e jashtme. Të dhënat tregojnë se në pesë muajt e parë të vitit, importet e mallrave të Kinës u rritën me 6.4%, duke u zgjeruar në mënyrë të qëndrueshme. 

Gjatë kësaj periudhe, krahas lehtësimit të kushteve të hyrjes, përmirësimit të zhdoganimit dhe promovimit në ekspozita, në tregun kinez kanë hyrë produkte të veçanta nga vende të ndryshme si mollët gjermane, bajamet kiliane etj. Në të njëjtën kohë, gjithnjë e më shumë kompani të huaja po takojnë klientë të rinj dhe po zhvillojnë biznese të reja në Kinë, duke gjetur mundësi dhe treg.

Tregtia e jashtme është një dritare e rëndësishme për të vëzhguar ekonominë e një vendi. Teksa momenti pozitiv i tregtisë së jashtme të Kinës vazhdon të konsolidohet, kohët e fundit, shumë institucione financiare ndërkombëtare si Fondi Monetar Ndërkombëtar, BNP Paribas dhe Banka e Amerikës kanë rritur në 5.0% parashikimet e rritjes ekonomike të Kinës për vitin 2024.

Gjatë gjithë rrugës, tregtia e jashtme e Kinës ka përparuar gjithmonë nëpërmjet përshtatjes ndaj ndryshimeve. Por të mërkurën, Komisioni Europian deklaroi ngritjen e tarifave të përkohshme shtesë ndaj makinave elektrike të importuara nga Kina. “Ky akt proteksionizmi ka prishur rregullat e tregut dhe konkurrueshmërinë e ndershme, duke rritur kostot dhe rreziqet e tregtisë globale”, thuhet në një koment të CMG-së.

Foto:VCG

Një fabrikë e prodhimit të automjeteve elektrike në qytetin Ningbo, provincë Zhejiang, Kinë Lindore(Foto:VCG)

Lidhur me këtë, disa analistë theksuan se rigjallërimi i vazhdueshëm i ekonomisë kineze do të nxisë në vazhdimësi kërkesat e importit dhe eksportit. Siç tha Frederic Neumann, kryeekonomisti për studimet aziatike të Bankës HSBC, duke marrë parasysh aftësinë e fuqishme konkurruese të ekonomisë kineze, pavarësisht ndërhyrjeve të jashtme,“nuk do të ngadalësohet tendenca e rritjes së eksportit”. (Zhang Yan/Elona)