Foto nga VCG
Bashkimi Europian do t’i ofrojë Ukrainës kredi dhe grante me vlerë 1.4 miliardë euro për të mbështetur kompanitë ukrainase për të rindërtuar infrastrukturën e vendit.
“Elasticiteti i popullit ukrainas është frymëzues”,- deklaroi presidentja e Bankës Europiane të Investimeve, Nadia Calvino, në një deklaratë lidhur me financimin për rindërtimin e spitaleve, rrugëve dhe linjave të energjisë, shkruan “ATSH”.
Fondi me vlerë 1.4 miliardë euro do të ndahet në 1 miliard euro garanci kredie dhe 400 milionë euro grante.
Garancitë e kredisë së BE-së do t’u mundësojnë bankave ukrainase të japin kredi me vlerë më shumë se 1 miliard euro për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Ukrainë.
Banka Europiane e Investimeve dhe Komisioni Europian nënshkruan marrëveshje për mbështetjen e financimit në një konferencë ndërkombëtare në Berlin.
100 milionë euro të tjera do të përdoren për të rivendosur shërbimet bazë publike në qytetet e Ukrainës, si furnizimi me ujë të pastër dhe banesat sociale. (Elona)