foto nga VCG
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Lin Jian, bëri me dije të mërkurën në një konferencë shtypi, se pala kineze shprehu ngushëllimet e thella për humbjen tragjike të jetës së zv/presidentit të Malavisë Saulos Chilima dhe viktimave të tjera, së fundmi në një aksident ajror.
Sipas njoftimeve, avioni i forcave të mbrojtjes së Malavisë, me të cilin udhëtonte zv/presidenti dhe nëntë persona të tjerë, u rrëzua më 10 qershor. Mbetjet e avionit u gjenden dhe të gjithë njerëzit në bord u deklaruan pajetë.
Në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve, zëdhënësi Lin Jian tha: "Kina dhe Malavi janë partnerë të sinqertë dhe miq të zhvillimit. Në këtë kohë të vështirë, qeveria dhe populli kinez i gjenden pranë qeverisë dhe popullit të Malavisë. Besoj se vendi do të jetë në gjendje të mbijetojë nën udhëheqjen e Presidentit Lazarus Chakwera dhe do ta kalojë këtë vështirësi.” (Fang Xiaoyu/Elona)