MJK: Heqja e pasaportave të Hong-Kongut për gjashtë të arratisurit është e justifikuar dhe e ligjshme
2024-06-12 20:01:02

foto nga VCG

foto nga VCG

Revokimi i pasaportave për gjashtë protestuesit në mërgim kundër Kinës nga Qeveria e Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut, është një veprim "i justifikuar dhe i ligjshëm" për të mbrojtur sigurinë kombëtare, tha të mërkurën Ministria e Jashtme e Kinës.

Byroja e Sigurisë e Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut njoftoi të mërkurën se ka anulluar pasaportat e të kërkuarit Law Kwun-chung dhe pesë të arratisurve të tjerë, të cilët aktualisht jetojnë në Britaninë e Madhe. Ata akuzohen për krime duke përfshirë përçarjen e shtetit dhe bashkëpunimin me shtetet e huaja.

foto nga CMG

foto nga CMG

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Lin Jian i quajti masat, të cilat janë në përputhje me Ligjin e Sigurisë Kombëtare, të justifikuara, të ligjshme dhe legjitime, për ruajtjen e sundimit të ligjit në Hong-Kong dhe mbrojtjen e sigurisë kombëtare.

foto nga VCG

foto nga VCG

Law Kwun-chung dhe personat e tjerë, kanë qenë të angazhuar prej kohësh në aktivitete kundër Kinës dhe Hong-Kongut, duke rrezikuar seriozisht sigurinë kombëtare, duke minuar interesat themelore të Hong-Kongut dhe duke kërcënuar parimin "Një vend, dy sisteme", tha Lin.

Dua të ritheksoj se punët e Hong-Kongut janë çështje të brendshme të Kinës, ndaj nuk pranojmë asnjë ndërhyrje nga forcat e jashtme, tha zëdhënësi. (Fang Xiaoyu/Elona)