Tregimet në fshatin Anshan
2024-06-12 16:21:59

Gjithnjë e më shumë të rinj kinezë po e orientohen drejt fshatit, duke investuar ambiciet e tyre aty dhe duke rrënjosur rininë në fshat.

Në ditët e sotme, të rinjtë po i përkushtohen prodhimit bujqësor dhe zhvillimit inovativ me ide, teknologji dhe entuziazëm të ri, duke sjellë vitalitet dhe mundësi në fshat.

Në fshatin Anshan, Distrikti Jiangbei, Qyteti Ningbo, Provinca Zhejiang, Xu Jingyi nga grupi i punës Yunshang Anshan, po kujdeset për çështje të ndryshme, duke ndihmuar fshatarët të shesin produktet bujqësore përmes transmetimeve të drejtpërdrejta në internet dhe duke u ofruar atyre shërbime për hotelerinë shtëpiake.

Foto nga Chinanews.com

Xu Jingyi është një studente në Kolegjin Profesional dhe Teknik të Industrisë dhe Tregtisë në Zhejiang.

"Edhe pse fshati Anshan është i vogël, ai ka kulturë unike dhe objekte të ndryshme mbështetëse. Sa herë që kthehem në fshat, kam përfitime dhe ndjenja të ndryshme, madje ndjej realizim të plotë." 

Xu Jingyi tha se kishte shkuar në Anshan për të kryer praktikë sociale. Ajo ndihmoi grupin e punës Anshan në transmetimin e drejtpërdrejtë në internet për shitje. Në ditën e parë të shitjeve në internet, vëllimi i tregtisë arriti afro 1000 juanë.

"Duke parë porositë e produkteve bujqësore të shitura njëra pas tjetrës, pata një ndjenjë realizimi të plotë", tha Xu Jingyi me një buzëqeshje.

Në sytë e fshatarëve, kjo vajzë është një "mjeshtre e vërtetë e shitjeve në internet", duke i bërë fshatarët të angazhohen në fushën e transmetimit të drejtpërdrejtë dhe duke pasuruar vazhdimisht shumëllojshërime në shitje, nga produkte bujqësor deri tek ato të trashëgimisë kulturore jomateriale, suvenire rurale etj.

Foto nga Chinanews.com

Të rinjtë kanë ide të mrekullueshme, të cilat ofrojnë mundësi të reja për ndërtimin dhe zhvillimin e fshatit. Ata sjellin një atmosferë rinore në Anshan, duke tërhequr më shumë të rinj për t'u bashkuar me fshatin dhe për ta bërë atë më energjik, tha Zhang Xiaochen, kreu i grupit të punës Yunshang Anshan.

Jo shumë kohë më parë, 90 të sapodiplomuar nga Departamenti i Komunikimit dhe Planifikimit të Kolegjit Profesional dhe Teknik të Industrisë dhe Tregtisë në Zhejiang, "bënë" gjithashtu fshatra në projektet e tyre të diplomimit.

Ky lloj inovacioni jo vetëm që ndërton markën Anshan, por promovon zhvillimin e talenteve dhe industrive të Anshanit, bazuar në modelin e ri të bashkëpunimit shkollë-fshat, tha Wu Mingzhong, kreu i fshatit Anshan.

Kohët e fundit, Baza Kërkimore e Komunikimit për Rigjallërimin Rural Ningbo ngriti kursin praktik "Unë flas për pasurinë rurale", i cili nxiti më shumë se 150 studentë të shkojnë në fshat, duke filluar një përvojë të re të shitjeve në internet.

"Në klasë na mësojnë më shumë njohuri teorike. Vetëm duke shkuar në vijën e parë në fshat dhe duke e përjetuar atë përmes pesë shqisave, ne mund të kuptojmë vërtet nevojat e fermerëve dhe të fshatit për zhvillim," tha Wang Yingtong, një student i shkollës. 

Foto nga Chinanews.com

Ai tha se pas vizitave në fshat, ekipit të tyre ju dukën shumë karakteristike hotelet shtëpiake, ndaj planifikuan një transmetim të drejtpërdrejtë në internet, për të shfaqur plotësisht hotelet shtëpiake, natyrën, peizazhin dhe bukuritë e kulturës lokale përreth.

Fshatrat e vegjël, për shumë arsye, tërheqin të rinj, duke përfshirë cilësinë e jetës, mundësitë e punësimit, mbështetjen e politikave, përvojën tradicionale kulturore dhe nevojat sociale.

Të rinjtë kanë shfaqur shumë avantazhe unike në procesin e ndërtimit rural. Ata janë të rinj, energjikë, ndaj kanë guxim të provojnë metoda dhe ide të reja, për të transformuar metodat tradicionale të menaxhimit bujqësor për punën ekipore dhe ndërtimin e markës, duke treguar vazhdimisht mundësi të reja të zhvillimit rural. (Çang Çuo)