Sektori i dërgesave ekspres të Kinës trajtoi 2654 milionë pako gjatë Festës të Varkave të Dragoit
2024-06-12 11:00:30

Foto nga VCG

Sektori i dërgesave ekspres të Kinës trajtoi rreth 2654 milionë pako gjatë Festës së Varkave të Dragoit, mes kërkesës së madhe për specialitete lokale në të gjithë vendin, treguan të dhënat zyrtare.

Gjithsej 1291 milionë pako u mblodhën gjatë festës, 25.6 për qind më shumë se një vit më parë, citon “Xinhua” Zyrën Shtetërore të Postës.

Ndërkohë, janë dorëzuar rreth 1363 milionë pako, që paraqet një rritje prej 15.4 për qind nga një vit më parë.

Ndërmarrjet e dërgesave ekspres kanë përforcuar aftësitë logjistike në linjat hekurudhore të shpejtësisë së lartë, linjat ajrore dhe rrjetet rrugore për të plotësuar kërkesën e fortë për shpërndarjen e pakove. (Elona)