CPI-ja e Kinës u rrit me 0.3 për qind në maj
2024-06-12 11:03:16

Foto nga VCG

Treguesi i çmimeve të konsumit (CPI) i Kinës, një matës kryesor i inflacionit, u rrit me 0.3 për qind në maj në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, treguan të dhënat zyrtare.

Çmimet në zonat urbane u rritën me 0.3 % dhe në zonat rurale me 2.0 %. Ndërkohë, çmimet e produkteve joushqimore u ngritën 0.8 % dhe të shërbimeve 0.8 %. Nga janari në maj, treguesi kombëtar i çmimeve të konsumit në Kinë është rritur me 0.1 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.(Çang Çuo)