Kina: Vendimi i Bashkimit Europian shpërfill parimet dhe rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë
2024-06-12 20:33:29

foto nga VCG

foto nga VCG

Zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë të Kinës iu përgjigj pyetjes së një gazetari mbi shpalljen e vendimit paraprak nga BE, për hetimin ndaj subvencioneve të automjeteve elektrike kinezë.

Më 12 qershor, Komisioni Evropian bëri me dije vendimin paraprak të hetimit ndaj subvencioneve të makinave elektrike kineze. Ai planifikon të vendosë detyrime të përkohshme kundërbalancuese, për makinat elektrike të importuara nga Kina.

Lidhur me këtë, zëdhënësi u shpreh se Bashkimi Europian injoroi parimet dhe rregullat e OBT-së, injoroi kundërshtimet e përsëritura të forta të Kinës dhe injoroi thirrjet dhe mosbindjen e qeverive dhe industrive të shumë vendeve anëtare të BE. Pala kineze është shumë e shqetësuar dhe e pakënaqur me këtë. Industria kineze është thellësisht e zhgënjyer dhe e kundërshton me forcë.

Gjetjet në hetimin e BE-së nuk kanë bazë faktike dhe ligjore. Komisioni Evropian injoroi faktin që avantazhet e Kinës në automjetet elektrike vijnë nga konkurrenca e hapur.  Injoroi rregullat e OBT-së, injoroi bashkëpunimin e plotë ne hetime të kompanive të përfshira kineze, ekzagjeroi të ashtuquajturin projekt "subvencionimi". BE abuzoi me rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë, duke vendosur një gamë anormalisht të lartë subvencionesh. 

foto nga VCG

foto nga VCG

"Të gjitha këto janë veprime abusolute proteksioniste, që nxisin dhe përshkallëzojnë fërkimet tregtare. Në fakt, këto veprime minojnë konkurrencën e ndershme në emër të ‘ruajtjes së konkurrencës së ndershme'. Lëvizja e palës evropiane, jo vetëm që dëmton të drejtat dhe interesat legjitime të industrisë së automjeteve elektrike të Kinës, por edhe do të prishë dhe do të deformojë zinxhirin global të industrisë së makinave dhe zinxhirin e furnizimit, duke përfshirë vete BE-në”, theksoi zëdhënësi.

Sipas tij, Komisioni Europian mban lart flamurin e zhvillimit të gjelbër me njërën dorë, kurse me tjetrën mban shkopin e proteksionizmit, duke politizuar dhe armatosur çështjet ekonomike dhe tregtare. Kjo nuk është në përputhje me frymën e konsensusit të liderëve të Kinës dhe BE-së për forcimin e bashkëpunimit. Madje do të ndikojë në atmosferën e bashkëpunimit dypalësh ekonomik dhe tregtar Kinë-BE. Nuk është i favorshëm për interesat e vetë konsumatorëve të BE-së, të cilët do të dëmtojnë transformimin e gjelbër dhe bashkëpunimin global për ndryshimet klimatike.

foto nga VCG

foto nga VCG

"Kina i kërkon Bashkimit Europian të korrigjojë menjëherë veprimet e gabuara, të zbatojë në mënyrë efektive konsensusin e rëndësishëm të arritur në takimin e fundit trepalësh midis Kinës, Francës dhe liderëve të BE-së dhe të trajtojë siç duhet fërkimet ekonomike dhe tregtare, përmes dialogut dhe konsultimit. Kina do t'i kushtojë vëmendje progresit vijues të BE. Ajo do të marrë të gjitha masat e nevojshme, për të mbrojtur me vendosmëri të drejtat dhe interesat legjitime të kompanive kineze", shtoi zëdhënësi.  (Fang Xiaoyu/Elona)