Foto nga Ministria e Punëve e Jashtme e Kinës
Kina mbështet vendet e BRICS-it për zhvillimin "me dyer të hapura" dhe për bashkëpunimin "me krahë të hapur", si edhe mirëpret partnerët me mendime të ngjashme të marrin pjesë në familjen e BRICS-it.
Këto i tha të martën ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi gjatë pjesëmarrjes në dialogun "BRICS Plus" në rang ministrash të jashtëm të zhvilluar në qytetin rus Nizhni Novgorod.
Wang theksoi që dialogu "BRICS Plus" është një platformë e rëndësishme për vendet e BRICS-it dhe tregjet e tjera të reja dhe vendet në zhvillim. Kjo platformë, sipas tij, i ka dhënë gjallëri dhe impuls për një kohë të gjatë zhvillimit të BRICS-it.
Wang u shpreh që ngritja e tregjeve të reja dhe vendeve në zhvillim e ka nxitur shumë procesin e krijimit të një bote shumëpolare, duke shtuar që një numër i madh vendesh kanë njohur një zhvillim të shpejtë dhe Jugu Global është bërë një fuqi e re në ngritje.
Kreu i diplomacisë kineze paraqiti tre propozime për vendet në zhvillim për të krijuar mundësi të reja në sfondin e ndryshimeve dhe krizave.
Wang bëri thirrje që të zbatohet parimi i sigurisë së pandashme, të respektohet sovraniteti e integriteti territorial i të gjitha vendeve dhe të mbahen parasysh kërkesat e ligjshme dhe të arsyeshme të çdo pale.
Foto nga Ministria e Punëve e Jashtme e Kinës
Ai nxiti zgjidhjen politike të çështjeve të nxehta dhe bëri thirrje për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me konsultime dhe për promovimin e sigurisë nëpërmjet bashkëpunimit, duke shtuar qëndrueshmërinë në çështjet ndërkombëtare.
Lidhur me krizën e Ukrainës, Wang u shpreh që Kina qëndron në anën e barazisë e të objektivitetit dhe ngul këmbë në bisedimet paqësore. Pala kineze mbështet një konferencë ndërkombëtare të paqes të pranuar nga Rusia dhe Ukraina, me pjesëmarrje të barabartë nga të gjitha palët dhe me diskutime të barabarta për të gjitha mundësitë e arritjes së paqes kur të piqen kushtet.
Duke folur për çështjen e Palestinës, kryediplomati kinez tha që Kina qëndron në mënyrë të vendosur me vendet arabe dhe përpiqet për arritjen e një armëpushimi të menjëhershëm dhe të përhershëm në Gazë. Ndërkohë, duhet të lirohen të gjitha personat e ndaluar dhe të ofrohen kushtete bazë të jetesës për banorët e Gazës.
Wang nxiti përpjekjet për rifillimin e zgjidhjes me dy shtete sa më parë, për të krijuar një shtet të pavarur palentinez.
Duke u shprehur lidhur me çështjen e zhvillimit për të arritur përparimin,ai bëri thirrje që të kundërshtohet politizimi i çështjeve ekonomike dhe të forcohet integrimi i strategjive të zhvillimit dhe koordinimi i politikave makroekonomike.
Duhet të bëhen përpjekje për të ruajtur qëndrueshmërinë në zinxhirin global të prodhimit e të furnizimit dhe të promovohet zhvillimi i një globalizimi të hapur, gjithëpërfshirës, të balancuar dhe me përfitim të ndërsjellë, u shpreh Wang.
Foto nga Ministria e Punëve e Jashtme e Kinës
Numri një i diplomacisë kineze propozoi edhe synimin për drejtësi dhe barazi. Wang theksoi që vetëm me zbatimin e normave bazë të marrëdhënieve ndërkombëtare, bota do të ketë përparim të qëndrueshëm dhe afatgjatë.
Të gjitha palët ranë dakord t'i kundërvihen unilateralizmit e hegjemonizmit dhe këmbëngulën që të zgjidhen konfliktet dhe dallimet me dialog e konsultime, duke realizuar sa më shpejt një armëpushim në Gazë.
10 vendet e BRICS-it zhvilluan shkëmbime me 12 vende në zhvillim, si Tajlanda, Laosi, Vietnami, Bangladeshi, Sri-Lanka, Kazakistani, Bjellorusia, Turqia, Mauritania, Kuba, Venezuela dhe Bahrejni.