Xi mban videofjalim në ceremoninë e kremtimit të 60-vjetorit të UNCTAD-it
2024-06-12 21:21:00
Të mërkurën, presidenti i Kinës Xi Jinping mbajti një videofjalim në ceremoninë e hapjes së kremtimeve për 60-vjetorin e Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Tregtinë dhe Zhvillimin (UNCTAD).
Presidenti Xi Jinping theksoi se ky vit shënon 75-vjetorin e themelimit të Republikës Popullore të Kinës.
“Kina ka qenë gjithmonë një anëtare e vendeve të Jugut Global dhe do të jetë gjithmonë një vend në zhvillim. Unë kam propozuar në mënyrë të vazhdueshme nismën ‘Një brez, një rrugë’, Nismën e Zhvillimit Global, Iniciativën e Sigurisë Botërore dhe Iniciativën e Qytetërimit Global me qëllim që të ndihmoj botën të modernizohet dhe të arrijë prosperitetin e përbashkët.”
Lajmet Kryesore
