Sot do t'ju prezantojmë një program të ri të mjekësisë tradicionale kineze mbi ruajtjen e shëndetit nëpërmjet ngrënies së frutave të ndryshme.
Li Shizhen, një mjek i lashtë kinez, besonte se frutat mund të konsumohen si një shtesë për drithërat dhe kanë vlera të rëndësishme ushqyese. Frutat e ndryshme kanë veti të ndryshme të ftohtësisë dhe nxehtësisë, trupi i secilit njeri është i ndryshëm dhe frutat që duhet të hahen janë gjithashtu të ndryshme.
Në programin e sotëm do t'ju flasim për një frutë me vetinë e freskisë: mangon. Sipas mjekësisë tradicionale kineze, mangoja ka shije të ëmbël e të thartë, vetinë e freskisë, dhe ka funksionet e heqjes së nxehtësisë së brendshme, të nxitjes së nxjerrjes së pështymës dhe të lehtësimit të etjes, favorizimit të shëndetit të mushkërive dhe ndalimit të kollës.