
Foto nga VCG
Kina kreu 110 milionë udhëtime brenda vendit, gjatë festës treditore të Varkave të Dragoit, një rritje prej 6.3% në krahasim me vitin e kaluar, sipas Ministrisë të Kulturës dhe Turizmit.
Turistët shpenzuan 40.35 miliardë juanë (5.57 miliardë dollarë) gjatë festës, e cila zgjati nga e shtuna deri të hënën, duke u rritur 8.1% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Një numër i madh turistësh zgjodhën pushimet e fundjavës dhe udhëtimet në distanca të shkurtra, për aktivitete si përjetimi i jetës bujqësore dhe kampingu.
Në mbarë vendin u mbajtën aktivitete tradicionale, nga garat me varkat e dragoit deri te punëtoritë për të bërë zongzi, ushqim veshtullor prej orizi në formë piramide, pikërisht për të kremtuar festivalin që përkujton jetën dhe vdekjen e poetit patriot Qu Yuan.
Turistët zgjodhën metoda më fleksibël dhe të personalizuara udhëtimi, duke shijuar udhëtimet me ritme të ngadalta dhe përvojat e thella të relaksimit.
Yunnan, Qinghai, Gansu dhe Guizhou u bënë destinacionet më të kërkuara nga të rinjtë, për udhëtime rrugore dhe pushime verore. (Çang Çuo)
