“Albanopolis”, fitues i Kampionatit Kombëtar të Dancit Sportiv
2024-06-11 14:41:29

Danci sportiv (Foto Oranews)

Danci sportiv (Foto Oranews)

Është zhvilluar në Tiranë edicioni i 22-të i Kampionatit i Kombëtar të Dancit Sportiv dhe “International Open Grand Prix Albania”, shkruan “ATSH”.


Në garë morën pjesë mbi 600 sportistë nga shoqatat dhe ekipet sportive të dancit sportiv nga Shqipëra, Italia, Greqia, Maqedonia e Veriut, Mal i Zi, Gjermania e Kosova.


Organizatore ishte Federata Shqiptare e Dancit Sportiv, anëtare e KOKSH-it dhe Federatës Botërore të Dancit Sportiv (WDSF).


Motoja ishte “Danci sportiv, një urë komunikimi që na bashkon të gjithëve në familjen e madhe të sporteve olimpike”.


Garuesit janë gjykuar nga një juri ndërkombëtare, e përbërë nga 12 gjyqtarë të nominuar nga FSHDS-ja me licensë të WDSF-së dhe të FSHDS-së.


Fitues është shpallur grupi shqiptar “Albanopolis”. (Fatosi)