foto nga VCG
Presidenti kinez Xi Jinping theksoi të martën përpjekjet për të përmirësuar sistemin modern korporativ me karakteristika kineze dhe për të nxitur një mjedis konkurrues globalisht dhe të hapur për risitë shkencore e teknologjike.
Xi, njëkohësisht sekretar i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës (PKK) dhe kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, i tha këto kur kryesoi mbledhjen e pestë të Komisionit Qendror për Thellimin e Reformës së Gjithanshme të Komitetit Qendror të 20-të të Partisë Komuniste të Kinës, që drejtohet prej tij.
Gjatë mbledhjes, Xi Jinping-u theksoi se, për të përmirësuar sistemin modern të ndërmarrjeve me karakteristika kineze, duhet të vendoset fokusi në shfrytëzimin plotësisht të epërsive të sistemit socialist me karakteristika kineze, të forcohet udhëheqja e Partisë, të përmirësohet qeverisja korporative dhe të promovohet krijimi i ndërmarrjeve me të drejta të qarta pronësie, të drejta e përgjegjësi të qarta, ndarja e qeverisë nga ndërmarrjet dhe menaxhimi i sistemit shkencor modern të ndërmarrjeve për të kultivuar më shumë ndërmarrje të klasit botëror. Për të stabilizuar prodhimin e drithit dhe për të garantuar sigurinë ushqimore, qeveria kineze duhet të mbrojë e të mobilizojë entuziazmin e fermerëve dhe të pushtetit vendor për rritjen e drithit dhe të përmirësojë mekanizmin e garantimit të të ardhurave për fermerët që merren me kultivimin e drithërave dhe mekanizmin e kompensimit të interesave të zonave kryesore prodhuese të drithit. Po ashtu, duhet të këmbëngulet në promovimin e risive nëpërmjet hapjes, të përmirësohet sistemi dhe mekanizmi hapjes së shkencës dhe teknologjisë me botën e jashtme, të përmirësohet sistemi global i inovacionit dhe të bëhet integrimi aktivisht në rrjetin global të inovacionit.
foto nga VCG
Në mbledhje u vu në dukje se, për të ndërtuar një mjedis të hapur konkurrues globalisht për inovacionin shkencor dhe teknologjik, “duhet të të zgjerojmë shkëmbimet dhe bashkëpunimin ndërkombëtar shkencor dhe teknologjik, të përpiqemi të ndërtojmë partneritete me përfitime të ndërsjella, si edhe të planifikojmë në mënyrë proaktive dhe të marrim pjesë thellësisht në qeverisjen globale.” Gjithashtu, u theksua nevoja të forcohet ndërtimi i një mjedisi kërkimor shkencor ndërkombëtar, të vihet fokusi në shqetësimet praktike të kërkuesve shkencorë dhe në zgjidhjen e problemeve të mbetura dhe të sigurohet që talentet të gjenden, të ruhen dhe të përdoren mirë. Është e nevojshme edhe që të përmirësohet vazhdimisht sistemi i sigurisë shkencore e teknologjike dhe mekanizmi i parandalimit të rrezikut, për të ndërtuar një bazë solide për sigurinë në një mjedis të hapur.
foto nga VCG
Anëtarë të Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK-së dhe zv.kryetarë të Komisionit Qendror për Thellimin e Reformës së Gjithanshme Li Qiang, Wang Huning dhe Cai Qi, morën pjesë në mbledhje. (Fang Xiaoyu/Artan)