Kina synon një rol më të madh për BRICS në qeverisjen globale
2024-06-11 11:24:33

Foto nga Ministria e Punëve e Jashtme e Kinës

Foto nga Ministria e Punëve e Jashtme e Kinës

Kina është e gatshme të punojë me Brazilin për të promovuar në mënyrë aktive bashkëpunimin BRICS, duke i mundësuar mekanizmit BRICS të luajë një rol më të madh në qeverisjen globale dhe në mbrojtjen e interesave të vendeve në zhvillim, tha të hënën Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi, gjatë takimit me homologun brazilian Mauro Vieira në qytetin rus të Nizhny Novgorod.

Wang, gjithashtu anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK, vuri në dukje se ky vit përkon me 50 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike Kinë-Brazil, një "vit i rëndësishëm për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe".

Të dyja palët duhet të kuptojnë rëndësinë strategjike të marrëdhënieve Kinë-Brazil, të përmirësojnë natyrën e saj të dobishme reciproke dhe të theksojnë gjithëpërfshirjen e saj, tha Wang.

Ai shtoi se të dyja palët duhet të punojnë së bashku drejt ndërtimit të një komuniteti Kinë-Brazil me një të ardhme të përbashkët, të promovojnë përafrimin e mëtejshëm të strategjive të zhvillimit të të dy vendeve dhe të kenë pritshmëri pozitive për zhvillimin e shëndetshëm dhe të qëndrueshëm të marrëdhënieve Kinë-Brazil.

Foto nga Ministria e Punëve e Jashtme e Kinës

Foto nga Ministria e Punëve e Jashtme e Kinës

Wang u shpreh se Kina ka prioritizuar gjithmonë Brazilin në diplomacinë e saj. Ajo është gati të punojë me Brazilin për të përmbledhur sistematikisht përvojat e suksesshme gjatë gjysmëshekullit të kaluar dhe për të ngritur partneritetin e gjithanshëm strategjik në një nivel të ri. Kjo përshtatet me dëshirat e dy popujve, me pritjen e komunitetit ndërkombëtar dhe është një kontribut për paqen dhe zhvillimin e botës.

Kina vlerëson ndikimet e dukshme të Brazilit në Amerikën Latine dhe është gati të promovojë bashkëpunimin me Amerikën Latine dhe vendet e Karaibeve (CELAC), si dhe Tregun e Përbashkët Jugor.

Wang shtoi që palët mund të punojnë sëbashku, për të nisur një dekadë më të frytshme për forumin Kinë-Amerikë Latine, i cili po futet në jubileun e vitit të 10-të.

Wang vuri në dukje që Kina dhe Brazili, si vende kryesore në zhvillim, duhet të nxisin zërin e drejtë, të balancuar dhe konstruktiv mbi çështjet kryesore ndërkombëtare.

“Kohët e fundit, dy vendet kanë publikuar gjashtë mirëkuptimet e përbashkëta mbi çështjen e Ukrainës, që ka fituar gjithnjë e më shumë vlerësim dhe mirënjohje nga palët,” theksoi Wang Yi.

Vieira vuri në dukje se vizita e zv/presidentit brazilian Geraldo Alckmin kohët e fundit në Kinë, ka patur shumë sukses. Gjithashtu u zhvillua takimi i 7-të i Komitetit të Lartë Brazil-Kinë për Koordinim dhe Bashkëpunim. Brazili vlerëson lart marrëdhëniet e saj me Kinën dhe është gati të shtojë shkëmbimet dhe bashkëpunimet në fusha të ndryshme si tregtia dhe ekonomia, për të përcaktuar një pozicion të ri për marrëdhëniet dypalëshe dhe për të hapur prospekt të ri për 50 vitet e ardhshme.

Vieira u shpreh gjithashtu që Brazili vlerëson rolin aktiv të Kinës në nxitjen e bashkëpunimit me BRICS, ndikimin e Kinës në çështjet ndërkombëtare dhe mbështet nismat kryesore të paraqitura nga Kina.

Ai shtoi se Brazili dhe Kina mbajnë qëndrime të ngjashme në shumë çështje. Deklarata mbi gjashtë mirëkuptimet e përbashkëta, për zgjidhjen politike të çështjes së Ukrainës, është shumë e rëndësishme.

Foto nga Ministria e Punëve e Jashtme e Kinës

Foto nga Ministria e Punëve e Jashtme e Kinës

Brazili është gati të vazhdojë bashkëpunimin me Kinën në platformat shumëpalëshe, si OKB, G20 dhe BRICS.

Ai theksoi se Presidenti i Brazilit Luiz Inacio Lula da Silva, është i bindur që dialogu dhe bashkëpunimi mes Kinës dhe CELAC-it kanë rëndësi të madhe. Forumi Kinë-Amerikë Latine është një platformë e favorshme, ndaj Brazili është gati të punojë me Kinën për të organizuar aktivitete përkatëse dhe për të nxitur zhvillimin e ri.

Krahas këtyre, dy palët shkëmbyen mendime edhe mbi gjendjen e Gazës dhe çështje të tjera me interes të përbashkët.