Përzgjidhen dhjetë kandidatë për grupin e katërt të astronautëve të Kinës
2024-06-11 16:10:04

foto nga VCG

foto nga VCG

Dhjetë kandidatë, përfshirë tetë pilotë hapësinorë dhe dy specialistë të ngarkesave, janë përzgjedhur për grupin e katërt të astronautëve të Kinës, njoftoi të martën Agjencia e Fluturimeve Hapësinore me Astronautë e Kinës (CMSA).

Ndër dy specialistët e ngarkesave, njëri është nga Rajoni i Posaçëm Administrativ i Hong-Kongut dhe tjetri nga Rajoni i Posaçëm Administrativ i Makaos, bëri të ditur CMSA-ja, duke shtuar se kjo është hera e parë që ka përzgjedhur specialistë të ngarkesave nga Hong-Kongu e Makaoja, gjë që ka fituar mbështetje të fortë e është pritur me entuziazëm nga qarqet e ndryshme.

foto nga VCG

foto nga VCG

Këta kandidatë do t'i nënshtrohen trajnimit gjithëpërfshirës dhe sistematik në Qendrën e Kërkimit dhe Trajnimit të Astronautëve të Kinës.

Përzgjedhja e grupit të katërt të kandidatëve për astronautë në Kinë filloi në gjysmën e dytë të vitit 2022.

Kina zgjodhi 14 astronautë nga pilotët e forcave ajrore në vitin 1998 dhe shtatë të tjerë në vitin 2010. Në vitin 2020, ajo përfundoi përzgjedhjen e grupit të tretë prej 18 astronautësh, që përfshinte pilotë hapësinorë, inxhinierë fluturimi dhe specialistë të ngarkesave.

foto nga VCG

foto nga VCG

Sipas CMSA-së, sistemi i përzgjedhjes dhe trajnimit të astronautëve i Kinës është bërë më i sofistikuar dhe i konsoliduar. Ndërsa bashkëpunimi ndërkombëtar në eksplorimin e hapësirës me ekuipazh thellohet, astronautët e huaj do të ftohen të marrin pjesë në procesin e përzgjedhjes e të trajnimit dhe më pas do të kryejnë misione në stacionin hapësinor të Kinës.   (Fang Xiaoyu/Artan)