Foto nga VCG
Kryeministri belg, Alexander De Croo, njoftoi dorëheqjen pas humbjes së Partisë së tij Liberale dhe Demokrate Flamande (Open VLD) në zgjedhjet europiane, njofton “ATSH”.
“Për ne, është një ditë e vështirë. Ne humbëm. Njoftoj dorëheqjen si kryeministër”,- tha De Croo në një fjalim para mbështetësve të tij.
Megjithëse pritej të mbetej pas partive nacionaliste dhe të ekstremit të djathtë, Open VLD ka pësuar rënien e saj më të madhe në zonën elektorale të De Croo-s në Flandrën Lindore. Lista e tij shkoi nga 17.85% në vitin 2019 në 10% këtë herë dhe më pak se 7% në përgjithësi.
Pavarësisht sondazheve që parashikonin se partia e ekstremit të djathtë kundër emigracionit, Vlaams Belang, do të bëhej forca kryesore politike në vendin me 11.5 milionë banorë, Aleanca e Re Flamane e krahut të djathtë (N-VA) ruajti vendin e parë, me një pritshmëri prej 22% të votave, sipas rezultateve të përkohshme të siguruara nga Ministria e Brendshme. (Fatosi)