Kinë: Investimet hekurudhore, rritje me 10.8 për qind në pesë muajt e parë
2024-06-11 16:20:59

foto nga VCG

foto nga VCG

Kina ka rritur investimet në ndërtimin e hekurudhave që nga fillimi i këtij viti, treguan të martën të dhënat nga operatori hekurudhor i Kinës.

Gjatë periudhës nga janari deri në maj, investimet në asete fikse në sektorin hekurudhor të vendit arritën në 228.47 miliardë juanë (rreth 32.12 miliardë dollarë amerikanë), duke shënuar një rritje prej 10.8 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas Grupit Shtetëror të Hekurudhës të Kinës.

Vëllimi i investimeve u zgjerua nga shifra 184.9 miliardë juanë në katër muajt e parë të këtij viti.

foto nga VCG

foto nga VCG

Arritja e fundit në ndërtimin e hekurudhave përfshin përfundimin e shtrirjes së një seksioni hekurudhor me shpejtësi të lartë nga Meizhou në Longchuan, në provincën Guangdong, duke shënuar një fazë kyçe drejt përurimit të kësaj hekurudhe. Projektet e shumta në ndërtim në mbarë vendin bënë gjithashtu përparim të qëndrueshëm muajin e kaluar.

foto nga VCG

foto nga VCG

Grupi Shtetëror  i Hekurudhës i Kinës tha se do të vazhdojë të përmirësojë ndërlidhjen e rrjetit hekurudhor për të nxitur më tej rritjen e përgjithshme ekonomike të Kinës.  (Fang Xiaoyu/Artan)