Foto nga MPJ
Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi bëri thirrje të hënën, për një aktivizim të plotë të "BRICS-it të zgjeruar", për ta shndërruar platformën për bashkëpunim midis tregjeve dhe vendeve në zhvillim, në një platformë të hapjes dhe gjithëpërfshirjes.
Në betejës midis forcave që promovojnë një botë shumëpolare e atyre që mbështesin hegjemoninë njëpolare, si edhe midis globalizimit ekonomik dhe ndjenjave anti-globalizuese, ne duhet të ndjekim trendin e historisë dhe të qëndrojmë në anën e drejtësisë për të bërë zgjedhjet e duhura, u tha Wang të pranishmëve në Nizhny Novgorod Rusi, në takimin e parë të ministrave të jashtëm të BRICS pas zgjerimit të Grupit.
Fillimisht i përbërë nga Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut, Grupi BRICS mirëpriti Egjiptin, Etiopinë, Iranin, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe si anëtarë të rinj, gjatë samitit në gusht 2023. Anëtarësimi i tyre hyri në fuqi më 1 janar 2024 .
"Duke parë nga e ardhmja, Grupi i zgjeruar BRICS duhet të mbajë përgjegjësi dhe të ndërmarrë veprime," tha Wang, i cili është gjithashtu anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK. (Çang Çuo)