Kina përparon ekonominë detare, qeverisjen globale detare
2024-06-10 10:22:59

            Foto nga VCG

Kina ka parë përparim të ri në zhvillimin e ekonomisë së saj detare dhe ka promovuar bashkëpunimin dhe partneritetin në qeverisjen ndërkombëtare detare, tha një zyrtar këtu të shtunën, citon Xinhua.

Vendi ka bërë përpjekje të vazhdueshme për të përmirësuar mbrojtjen dhe zhvillimin e burimeve detare, tha Sun Shuxian, zëvendësministër i burimeve natyrore dhe kreu i Administratës Shtetërore Oqeanike, në një ceremoni në Xiamen, Provinca Fujian e Kinës lindore, për të shënuar Ditën Botërore të Oqeaneve.

Të dhënat zyrtare treguan se ekonomia detare e Kinës përbënte rreth 8 për qind të PBB-së së saj gjatë periudhës së Planit Pesëvjeçar të 14-të (2021-2025). Në vitin 2023, agregati ekonomik i industrisë detare të Kinës arriti në 9.9 trilion juanë (rreth 1.39 trilion dollarë amerikanë), duke luajtur një rol kyç në stabilizimin e rritjes ekonomike.

Në tremujorin e parë të këtij viti, xhiroja e kontejnerëve për tregtinë e jashtme në portet e Kinës u rrit 11 për qind nga viti në vit, për shkak të rimëkëmbjes së kërkesës së jashtme dhe një bazë relativisht të ulët një vit më parë, sipas të dhënave nga Ministria e Burimeve Natyrore. Për të promovuar zhvillimin e një komuniteti detar me një të ardhme të përbashkët, Kina ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me më shumë se 50 vende dhe organizata ndërkombëtare, tha zëvendësministri.

Duke parë përpara, Kina do të avancojë ndërtimin e Rrugës Detare të Mëndafshit të shekullit të 21-të, do të lehtësojë bashkëpunimin e thelluar dypalësh dhe shumëpalësh me vendet bregdetare dhe do të marrë pjesë plotësisht në formulimin dhe zbatimin e mekanizmave dhe rregullave për qeverisjen ndërkombëtare detare, tha Sun.(Fatosi)