Foto nga VCG
Festivali i parë Ndërkombëtar i Varkave të Dragoit u mbajt të shtunën në liqenin Ada Ciganlija në Beograd, duke promovuar kulturën dhe kuzhinën kineze, njofton Xinhua.
Kjo është hera e parë që mbahet në Serbi Festivali Ndërkombëtar i Varkave të Dragoit, me pjesëmarrës nga Kina.
Ana Dudukovic, sekretare e përgjithshme e Shoqatës Serbe të Varkave të Dragoit shprehu kënaqësinë për numrin e lartë të pjesëmarrësve në garat e varkave të dragoit.
"Kemi dhjetë vjet që organizojmë këtë eveniment dhe këtë vit për herë të parë na bashkohen miqtë tanë kinezë nga Qendra Kulturore Kineze. Garat zhvillohen mbi 200 dhe 500 metra në kategori të ndryshme", tha Dudukoviq.
Ajo theksoi se aktiviteti i këtij viti promovon trashëgiminë e pasur kulturore të provincës Shandong të Kinës, duke shfaqur aktivitete të ndryshme kulturore dhe një gamë të gjerë specialitetesh të kuzhinës kineze. Ambasadori i Kinës në Serbi, Li Ming, i cili hapi garën, vuri në dukje se ngjarja sjell gëzim, lumturi dhe emocion për popullin e Beogradit.
"Garat e varkave me dragua këtë vit simbolizojnë miqësinë midis Kinës dhe Serbisë. Jam i bindur se bashkëpunimi dhe miqësia jonë mund të forcohet më tej," tha Li. (Fatosi)