Asambleja e Përgjithshme e OKB-së zgjedh pesë anëtarë të rinj të Këshillit të Sigurisë
2024-06-09 13:59:50

foto: VCG

foto: VCG

 

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara zgjodhi Danimarkën, Greqinë, Pakistanin, Panamanë dhe Somalinë si anëtarët e ardhshëm jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, për dy vjet, duke filluar nga viti 2025.

Pesë vendet do të zëvendësojnë Ekuadorin, Japoninë, Maltën, Mozambikun dhe Zvicrën, shkruan “ATSH”.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së është i vetmi organ i OKB-së që ka fuqinë për të miratuar rezoluta detyruese sipas ligjit ndërkombëtar.

SHBA-ja, Kina, Rusia, Britania e Madhe dhe Franca janë pesë anëtarët e përhershëm të këshillit, të cilët kanë fuqinë për të vënë veton ndaj çdo mase.

Dhjetë anëtarët jo të përhershëm të këshillit, secili i zgjedhur për dy vjet, kanë shumë më pak ndikim.

Po ashtu, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së zgjodhi ish-kryeministrin e Kamerunit, Philemon Yang, si presidentin e ardhshëm.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, tha se Yang ka një përvojë të pasur dhe është i përkushtuar për të ardhmen e kontinentit të tij. (Irma)