Kryetarja e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq Mirjana Spoljaric Egger dha së fundmi një intervistë për Grupin Mediatik të Kinës (CMG).
Duke folur për situatën në Gaza, ajo tha në intervistë se çdo gjë që shihte atje ishte e dhimbshme. Mënyra më e mirë e zgjidhjes është konsultimi politik.
Gjatë vizitës së saj të parë në Kinë pas marrjes së detyrës, ajo ndjeu mbështetjen e palëkundur të Kinës për çështjet humanitare ndërkombëtare. Ajo tha se Kina luan një rol shumë të rëndësishëm në nivel global dhe rajonal, qoftë në fushën politike, ekonomike apo në aspektin e paqes dhe sigurisë.
Ajo vlerësoi lart kontributin e rëndësishëm të Kinës në çështjet humanitare ndërkombëtare dhe shprehu shpresën për të forcuar bashkëpunimin me Kinën në kuadër të nismës "Një brez, një rrugë", duke ndihmuar së bashku në paqen dhe zhvillimin botëror. (Li Huailiang/Elona)