Presidenti Biden: Armët amerikane në Ukrainë nuk do të përdoren për të goditur Moskën
2024-06-08 14:38:44

foto: VCG

foto: VCG

Presidenti amerikan, Joe Biden, bëri të ditur se armët që Shtetet e Bashkuara të Amerikës autorizuan Ukrainën të përdorte në territorin rus nuk do të përdoren për të goditur Moskën apo Kremlinin, shkruan “ATSH”.

Javën e kaluar presidenti amerikan i hapi dritën jeshile, me kushte të caktuara, përdorimit të armëve amerikane nga Ukrainë kundër objektivave në Rusi, që ndodhen pranë rajonit të Kharkivit, në verilindje të Ukrainës.

Kur u pyet nëse këto armë ishin përdorur tashmë nga Ukraina, presidenti Biden nuk u përgjigj drejtpërdrejt, por siguroi se SHBA-ja nuk lejon përdorimin e tyre për të goditur 300 kilometra brenda territorit rus ose në Moskë ose në Kremlin.

“Ato duhet të përdoren pranë kufirit në rast të sulmeve kundër objektivave ukrainase të nisura nga Rusia”,- tha presidenti amerikan. (Irma)