Zakonet e reja të Festës “Duanwu” i japin gjallëri të re kulturës tradicionale"
2024-06-07 16:47:09

Festa e Varkës së Dragoit është një nga festat më të vjetra dhe më tradicionale në Kinë. Që nga kohërat e lashta, gjatë kësaj feste janë zhvilluar një sërë aktivitetesh të larmishme popullore, si gara me varka dragoi, bërja e zongzi-ve - një lloj gatimi me gjethe kallami të mbushura me oriz ngjitës - dhe varja e pelinit. Këto zakone jo vetëm që pasqyrojnë forcën tërheqëse unike të kulturës tradicionale të kombit kinez, por edhe mishërojnë dëshirën e njerëzve për një jetë më të mirë.