Përplasen 2 trena në Çeki, humbin jetën 4 persona, plagosen 26 të tjerë
2024-06-07 15:56:44

Çeki (Foto RTSH)

Përplasja e dy trenave në Republikën Çeke ka rezultuar fatale për 4 pasagjerë, ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosën.

Treni i pasagjerëve i cili ishte nisur për në Ukrainë me 300 persona u përplas me një tren mallrash në qytetin çek të Pardu, bën të ditur “RTSH”.

Kryeministri Petr Fiala shprehu ngushëllime në një mesazh në platformën e mediave sociale “X”, duke thënë se përplasja ishte një fatkeqësi e madhe.

Ministrat e Brendshëm dhe të Transportit mbërritën në vendngjarje në orët e para të së enjtes, bashkë me 9 ambulanca, dy helikopterë dhe më shumë se 60 zjarrfikës profesionistë dhe vullnetarë.

Ministri i Transportit, Martin Kupka, bëri të ditur se ka nisur hetimi mbi shkaqet e përplasjes fatale mes dy trenave. (Elona)