Kina: Vendet pjesëmarrëse të "Një brez, një rrugë" kanë më shumë përvojë për vlerësimin e kësaj nisme
2024-06-07 20:46:09

Ministria e Jashtme e Kinës

zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Mao Ning/Ministria e Jashtme e Kinës

Ditët e fundit, presidenti amerikan tha në një intervistë se nisma Një brez, një rrugë, është një plan i bërë keq. Shikoni çfarë ka ndodhur në Afrikë, u shpreh ai. 

Për këtë shprehje, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Mao Ning u përgjigj: "Si është nisma Një brez, një rrugë? Populli dhe vendet pjesëmarrëse të kësaj nisme kanë më shumë përvojë për ta vlerësuar."

Mao Ning u shpreh se 10 vjet pas paraqitjes së nismës "Një brez, një rrugë", Kina ka nënshkruar mbi 200 dokumente bashkëpunimi me mbi 150 vende dhe mbi 30 organizata ndërkombëtare. Ndërtimi i përbashkët i nismës "Një brez, një rrugë" është bërë një platformë bashkëpunimi ndërkombëtar me sferë më të gjerë, shkallë më të madhe, që ka sjellë përfitime praktike për vendet dhe popujt pjesëmarrës dhe është mirëpritur gjerësisht në komunitetin ndërkombëtar.

Qendra e parë e kontrollit të sëmundjeve afrikane

Mao Ning vuri në dukje se Afrika është një ndër rajonet më aktive të pjesëmarrjes në ndërtimin e nismës 'Një brez, një rrugë'.  Shumë vende afrikane kanë ndërtuar autostradën e parë, urën e parë detare, zonën e tyre të parë industriale. Kontinenti afrikan ka ndërtuar qendrën e parë të kontrollit të sëmundjeve me pajisje të përmirësuara që mbulon tërë Afrikën. 

Është e thjeshtë të kritikosh të tjerët, por është e vështirë të bësh një punë më e mirë se të tjerët. Shpresojmë që pala amerikane të bëjë punë praktike për zhvillimin dhe ringjalljen e Afrikës me investimet e vërteta, u shpreh Mao. (Xu Guang)  

Qendra e parë e kontrollit të sëmundjeve afrikane