Tregtia e jashtme e Kinës u rrit me 6.3% në pesë muajt e parë të vitit 2024
2024-06-07 18:14:32

CFP

CFP

Vlera totale e mallrave të tregtuara të Kinës, në pesë muajt e parë të këtij viti, arriti në 17.5 trilion juanë (2.46 trilion dollarë), duke shënuar një rritje prej 6.3% nga viti në vit, tregojnë të dhënat zyrtare.

Konkretisht, eksportet arritën në 9.95 trilion juanë, 6.1% më shumë, ndërsa importet arritën në 7.55 trilion juanë, duke u rritur me 6.4%.

Lyu Daliang, drejtor i Departamentit të Statistikave dhe Analizës së Administratës së Përgjithshme të Doganave, tha se që nga fillimi i këtij viti, ekonomia e Kinës ka vazhduar të rimëkëmbet, me momentin pozitiv në konsolidimin e tregtisë së jashtme.Tregtia në maj u rrit me 8.6%, tha ai.

Vetëm në maj, vëllimi total i importeve dhe eksporteve arriti në 3.71 trilion juanë, duke reflektuar një rritje prej 8.6% nga viti në vit. Eksportet u rritën në 2.15 trilion juanë, me 11.2%, ndërsa importet u rritën në 1.56 trilion juanë, një rritje prej 5.2%.

Bruce Pang, kryeekonomist i JLL Greater China, i tha CGTN se eksportet e Kinës vazhduan rritjen e tyre të fortë në maj, të nxitura nga mallrat konkurruese, kurset e favorshme të këmbimit të juanit kinez si dhe dërgesat e hershme përpara rritjes së tarifave.

CFP

CFP

Sipas të dhënave doganore, eksportet e anijeve, makinave elektrike dhe elektroshtëpiake u rritën me shpejtësi në pesë muajt e parë, përkatësisht me 100,1%, 26,3% dhe 17,8%.

Pang tha gjithashtu se muajt e ardhshëm pritet një rritje e lartë e eksporteve. (Xu Guang)