Ambasadori i Bosnjë-Hercegovinës në Kinë Sinisa Berjan në Ningbo
Në disa dhjetëra vjetët e kaluar, reformat me objektivin e shkëputjes prej varfërisë kanë nxitur zhvillimin e shpejtë të Kinës dhe janë admiruar nga e tërë bota. Kështu u shpreh ambasadori i Bosnjë-Hercegovinës në Kinë Sinisa Berjan ditët e fundit, gjatë një interviste në kuadër të Javës së Shkëmbimeve Kinë - Vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore për vitin 2024 në qytetin Ningbo të Kinës Lindore.
Ambasadori Berjan u shpreh se objektivi i reformave të Kinës është pakësimi i varfërisë. Për shumë vende, veçanërisht për vendet në zhvillim, ky është një model shumë i mirë zhvillimi. Ai theksoi se Bosnjë-Hercegovina do të forcojë më tej marrëdhëniet e mira me Kinën, veçanërisht për shtimin e bashkëpunimit në fushën e digjitalizimit, tregtisë elektronike, inteligjencës artificiale, energjisë së gjelbër etj.
Duke folur për nismën "Një brez, një rrugë", Sinisa Berjan vuri në dukje se Rruga e lashtë e Mëndafshit jo vetëm ka nxitur lidhjet e ndërsjella njerëzore, por edhe shkëmbimet shoqërore dhe kulturore, si edhe paqen e miqësinë, vlera të cilat janë promovuar edhe nga nisma "Një brez, një rrugë". Ai theksoi se ndërtimi i "Një brez, një rrugë" ka rëndësi globale, duke i sjellë botës një periudhë të re të bashkëpunimit, hapjes dhe gjithpërfshirjes.
Java e Shkëmbimeve Kinë - Vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore është organizuar nga bashkia e qytetit Ningbo. Tema kryesore këtë vit është "Thellimi i bashkëpunimit, shfaqja e shkëlqimit". (Xu Guang)