Presidentja e Asamblesë së Përgjithshme të 73-të të OKB-së: Kina, rol kyç për paqen e zhvillimin global
2024-06-05 20:22:13

CFP

Maria Fernanda Espinosa Garces, presidentja e sesionit të 73-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ka vënë në dukje ndikimin e rëndësishëm të Kinës në paqen globale dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Espinosa theksoi kontributet "kyçe" të Kinës në arenën ndërkombëtare, veçanërisht për përballimin e sfidave bashkëkohore globale dhe nxitjen e bashkëpunimit shumëpalësh.

Ish-presidentja e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara i bëri këto komente në një intervistë të posaçme dhënë agjencisë së lajmeve "Xinhua" gjatë udhëtimit të saj të fundit në selinë e OKB-së në Nju-Jork.

"Kina është një aktore kryesore. Ajo ka një rol shumë të rëndësishëm në gjeopolitikën aktuale," theksoi Espinosa. Ajo shtjelloi rolin udhëheqës të Kinës në fushat e financave zhvillimore dhe forcimit të paqes, duke thënë: "Kina e ka kuptuar rolin e rëndësishëm që ka, jo vetëm në fushën e së drejtës për zhvillim dhe financimit të zhvillimit, por edhe në sjelljen dhe ruajten e paqes dhe ndërtimin e një bote më të sigurt për të gjithë ne," . 

Ajo theksoi angazhimin proaktiv të Kinës në nismat mjedisore, duke thënë: "Nëse shikoni përpjekjet për energjitë e përtëritshme, mendoj se Kina zë një hapësirë qendrore."

Presidentja e Asamblesë së Përgjithshme të 73-të gjithashtu përgëzoi Kinën për rolin e saj në rritjen e solidaritetit dhe bashkëpunimit global, duke vënë në dukje: "Kur flasim për solidaritetin dhe bashkëpunimin, Kina ka treguar rolin e saj shumë, shumë të rëndësishëm dhe udhëheqës në promovimin e solidaritetit dhe të bashkëpunimit në mbarë botën".